Kjo javë do të jetë e mbushur me ndeshje të hendbollit - Bota Sot
Kjo javë do të jetë e mbushur me ndeshje të hendbollit

Hendboll

Kjo javë do të jetë e mbushur me ndeshje të hendbollit

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 10:56
Kjo javë do të jetë e mbushur me ndeshje të hendbollit

Kjo javë do të jetë e mbushur me ndeshje të hendbollit. Të martën (sot) luhen dy ndeshjet e mbetura të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) Nga ora 18:30 në Gjakovë takohen Vëllaznimi e Trepça, kurse nga ora 19:00 në Drenas luajnë Drenica e Besa Famgas.

Hendbollistët të mërkurën e të enjten luajnë ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës. 

Të mërkurën janë ndeshjet: Kastrioti – Vjosa (18:30), Prishtina – Llapi (17:15), Vushtrria – KEK-u (20:00). Të enjten janë ndeshjet: Besa Famgas – Dukagjini (18:30), Drita – Zhegra, Vëllaznimi – Deçani (18:30), Drenica – Prizreni (17:00). Ndeshja mes Trepçës e Samadrexhës luhet më 7 nëntor.

Hendbollistet fillojnë të martën ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës. Të martën është ndeshja Istogu – Dukagjini, që luhet në Klinë nga ora 15:00.

Të mërkurën janë këto ndeshje: Trepça – Vushtrria (16:30), Prishtina – Vjosa (16:00), Shqiponja – Prizreni (15:30), Kastrioti – Llapusha (16:30). Të enjten janë ndeshjet tjera: Vëllaznimi – Jusuf Gërvalla (17:00), Samadrexha – Ferizaj (17:30). Ndeshje tjetër është ajo në mes të Dritës e Ulpianës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat