Trepça e Kastrioti me fitore të reja

Hendboll

Trepça e Kastrioti me fitore të reja

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 12:41
Trepça e Kastrioti me fitore të reja

Trepça ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së shtatë, mitrovicasit shënuan fitore të vështirë ndaj Drenicës në Drenas me vetëm një gol dallim, 24:23.

Pas pjesës së parë Trepça kishte gjashtë gola epërsi, 16:10. Në fillim të pjesës së dytë Drenica kishte seri të mirë dhe rezultati u barazua në 16:16 në minutën e 43-të.

Prapë kishte barazim në minutën e 46-të (18:18), por prap mitrovicasit kaluan në epërsi. Në minutën e 53-të rezultati u barazua në 20:20, por mitrovicasit sërish kthyen epërsinë prej një apo dy gola dhe e mbajtën deri në fund. F. Cimili me 9 gola ishte më efikasi te Trepça. Te Drenica u dalluan K. Kastrati e P. Zekaj me nga 6 gola.
Në Podujevë, Kastrioti i Ferizajt ka fituar kundër Llapit me rezultat bindës, 46:29. 20:15 për Kastriotin ishte rezultati i pjesës së parë. A. Dugolli e L. Shabani shënuan nga 9 gola për ferizajasit. Te Llapi Havolli e Hoxha kishin nga 7 gola të shënuar.
Të dielen (17:00) luhet derbi në mes të Prishtinës dhe Besa Famgasit.

Drenica – Trepça 23:24 (10:16)

Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 6, Zekaj 6, Baliu, Gashi 4, Batatina 2, Binaku 1, Hamza 1, Sahiti 2, Zariqi, Xhota

Trepça: B. Terziqi, Buqinca, Maxhera 3, Neziri 3, R. Shabani 3, Zhubi 1, Qabra, Nimani 1, Shala, K. Terziqi, Cimili 9, A. Shabani 5, Beqiri, Sejdijaj

Llapi – Kastrioti 29:46 (15:20)

Llapi: Havolli 7, Visoka 5, Bogujevci 3, Mani, E. Bogujevci 1, Hoxha 7, Hasani 3, Osmani, Beshiri 2, Hyseni

Kastrioti: D. Dugolli 1, Syla 3, Qerimi, A. Dugolli 9, Brahimi 1, Bislimi 5, Shabani 9, Rudari 8, Mustafa 7, Selmani 1, Bytyqi 2, Jupa, P. Qerimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat