Leonora Rahmani, e zhgënjyer

Hendboll

Leonora Rahmani, e zhgënjyer

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 11:39
Leonora Rahmani, e zhgënjyer

Kapitenia e klubit të hendbollit pë femra Çair, Leonora Rahmani, është shprehur e zhgënjyer pas humbjes në derbin kundër Metalurgut me rezultat 25-30, në kuadrin e javës së nëntë të Superligës së Maqedonisë së Veriut, që është zhvilluar mbrëmë (e enjte) në “Enver Idrizi”në Çair.

Ajo tregon shkaqet e humbjes.

“E nisëm shumë mirë ndeshjen, por pastaj lojtarja jonë kyce në mbrojtje aty nga minuta e 20-të u ndëshkua me kartonë të kuq, megjithatë pjesa parë u mbyll me barazim 12-12. Në pjesën e dytë edhe unë u lëndova në gju, pastaj sërish u ndëshkuam me karton të kuq, humbëm edhe disa penallti. Ndeshja edhe mund të fitohej, por gabimet tona kundërshtari i shfrytëzoi më së miri”, deklaroi kapitenia e KHF Çair, Leonora Rahmani.

KHF Çair mbetet në vendin e katër me 18.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat