Shala: Disa ekspertë tanë, kur humb Kosova deklarojnë terr e zi kur fiton kokën ndër këmbë!

Hendboll

Shala: Disa ekspertë tanë, kur humb Kosova deklarojnë terr e zi kur fiton kokën ndër këmbë!

Nga: K. Goca Më: 11 janar 2020 Në ora: 12:47
Shala: Disa ekspertë tanë, kur humb Kosova deklarojnë  terr e zi kur fiton kokën ndër këmbë!

Trajneri i kampionit të Kosovës, KHF Istogu, Faruk Shala,  godet disa “ekspertë” në Kosovë, që kur fiton apo barazon kombëtarja jonë në hendboll, siç ishte barazimi 26:26 me Italinë, heshtin dhe e fusin kokën ndër këmbë. 

“Është shumë interesant edhe e ultë për disa ‘Eksperta të hendbollit" qe sa herë humb Kosova ose edhe ndonjë skuadër në gara ndërkombëtare, deklarojnë zi e terr për hendbollin e Kosovës, po e them me plot përgjegjësi që kurrë Kosova nuk ka pas rezultate të këtij niveli, edhe kurrë s’ka lujt më mirë e më kompakt.

Shumica prej këtyre djemve janë zhvillu këtu, si Tahirukaj, Jupa, Terziqi, Fetahi, Beshiri, Gjuka, etj pa ju hy ne hak edhe kontributit të hendbollistëve nga diaspora.

Andaj mendoj që këta djem meritojnë shumë respekt, edhe selektori Ramadani për punën që ka ba, duhet me përgëzu edhe me qenë shumë vlerësues pa marr parasysh çka do të ndodh me ndeshjen sonte ndaj Rumanisë, andaj këta “Ekspertat” kritik te hendbollit, folni mos u mshefni, jepjani hakun Taip Ramadanit se nuk është marre”, komenton Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat