I tërë globi është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të armikut të padukshëm, virusit korona. Ky virus ka detyruar federatat e të gjitha sporteve që t’i pezullojnë aktivitetet sportive në kohë të pacaktuar!
Hendbolli është ndër sportet me traditë të madhe në vendin tonë dhe që pritet së shpejti të vendos edhe për vazhdimin e kampionatit, apo edhe në rastin më të keq, edhe me play-off të nxirret kampioni.
A do të luhet me 5-6 qershor play-off-i në Superligën e Kosovës (femra e meshkuj) apo edhe me 12-13 qershor?
Gjithçka do të varet krejtësisht nga normalizimi i gjendjes në Kosovë dhe këto data e lartpërmendura mund të jenë opsione më reale. Megjithatë, pritet që organet Federatës së Hendbollit të Kosovës, pas një kohë jo edhe të largët, sigurisht në javën e parë apo të dytë të majit, të dalin edhe më strategjinë e vazhdimit të garave.