Mbi urë të armatosur në Serbi, kur kaloi kombëtarja e Kosovës!

Hendboll

Mbi urë të armatosur në Serbi, kur kaloi kombëtarja e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2020 Në ora: 15:40
Mbi urë të armatosur në Serbi, kur kaloi kombëtarja e Kosovës!

Një ngjarje që nuk harrohet kurrë por që do të mbetet në historinë tonë, kur për herë të parë kombëtarja e Kosovës U-20 në hendboll për femra, u përcjellë fije e për nga xhandarmëria serbe.

Me 22 mars të vitit 2018, kombëtarja e Kosovës futet në territorin e Serbisë dhe aty iu garantua siguria e plotë nga Ministria e Punëve të Brendshme serbe.

Shihet edhe në foto, mbi urë policia serbe  e armatosur deri në dhëmbë,  vëzhgonte situatën kur kaloi kombëtarja jonë atëkohë. 

Image

Në Serbi me 22 mars 2018

Ka pasur edhe snajper nëpër ndërtesa duke siguruar kalimin  e kombëtares tonë dhe deri te futja në kompleksin Kovilovo, 12 kilometra larg Beogradit, ku ishte e paraparë të luheshin ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror U-20 ndërsa si ndeshje e parë ishte Serbia U-20-Kosova U-20, por nuk u lejua të zhvillohet, pas ndërhyrjes së ashpër të Qeverisë së Serbisë. 

Kualifikueset nuk u mbajtën të grupit ku ishte Kosova. 

Kosova dhe kombëtaret tjera u kthyen nëpër shtëpi, ndërsa Federata e Hendbollit e Serbisë u dënua nga EHF-i  me 15 mijë euro dhe për dy vite nga organizimi i garave nacionale. Selektori i kombëtares së Kosovës, Faruk Shala, ndihej krenarë që e mbajti stërvitjen e parë me vajzat e tij në Kovilovo dhe ajo ishte stërvitja e parë e kombëtares tonë në shtetin serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat