Latifi: Dëshira ime me KHF Çair të shpallem kampion në Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
Latifi: Dëshira ime me KHF Çair të shpallem kampion në Maqedoninë e Veriut

Hendboll

Latifi: Dëshira ime me KHF Çair të shpallem kampion në Maqedoninë e Veriut

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 16:33
Latifi: Dëshirat e mija janë që me KHF Çair të shpallem kampion në Maqedoninë e Veriut

Trajneri i klubit të hendbollit për femra “Çair” nga Shkupi, Basri Latifi, sot ka një ditë të veçantë.

Ai feston ditëlindjen e tij të 40-të.

Në fakt, ditëlindja e tij ka ardhur pikërisht në kohën kur klubi mori një lajm të bukur për pjesëmarrje në eliminatorët e EHF League.

Për gazetarin Reshat Ibrahimi, trajneri Basri Latifi ka treguar dëshirat e tij.

“Falimenderit për urimin e ditëlindjes. Dëshirat e mija janë që me KHF Çair të shpallem kampion në Maqedoninë e Veriut dhe të kualifikohemi në grupet e EHF League”, ka zbuluar ambiciet e tij Latifi.

Edhe faqa jonë i uron ditëlindjen. Shëndet dhe suksese në jetë Basri Latifi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat