Trepça e hesht Prishtinën

Hendboll

Trepça e hesht Prishtinën

Nga: K. Goca Më: 13 qershor 2020 Në ora: 18:28
Trepça e hesht Prishtinën

Befasi e madhe në kryeqytet përkatësisht në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Trepça e hesht Prishtinën duke e mundur me rezultat 31:23 (15:12) në takimin e parë të gjysmëfinales së Play-Off-it të Superligës së Kosovës në hendboll. 

Hendbollisti Sali Maxhera ka qenë prej me të dalluarve të mitrovicasit, duke shënuar 8 gola, i ndihmuar edhe nga të tjerët, realizuan fitore, që janë shumë afër finales. Interesant ka qenë fakti se Prishtina asnjëherë nuk kaloi në epërsi dhe njëherësh ka qenë larg formës së tyre.

Ndeshja e dytë do të luhet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë dhe Trepçës i duhet vetëm barazimi që të shkojnë më tej. Për trajnerin e Prishtinës, Taib Kabashi, do të jetë sfidë shumë e vështirë. Nga ana tjetër, presidenti i Trepçës, Bujar Istrefi, padyshim se është i kënaqur me djelmoshat e tij dhe për fitoren e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat