Askush si Prishtina, kampion me gjeneratat e reja, sigurojnë garat europiane me ekipin e parë - Bota Sot
Askush si Prishtina, kampion me gjeneratat e reja, sigurojnë garat europiane me ekipin e parë

Hendboll

Askush si Prishtina, kampion me gjeneratat e reja, sigurojnë garat europiane me ekipin e parë

Nga: K. G. Më: 30 qershor 2020 Në ora: 16:22
Askush si Prishtina, kampion me gjeneratat e reja, sigurojnë garat europiane me ekipën e parë

Presidenti i klubit të hendbollit Prishtina, Edi Kolgeci, meriton komplimente më të mëdha, që i dha infuzion klubit dhe e ka shpëtuar edhe kampionatin, duke u munduar ta rivalizojë Besën Famgas nga Peja. Askush si Prishtina në konkurrencën e femrave. 

“Kampion me gjeneratat e reja, sigurojmë garat europiane me ekipën e parë. Për të dytin vit me radhë, gjeneratat e reja të Prishtinës, shpallen më të mirët e hendbollit. Ky sukses vjen si rezultat i punës së palodhshme disavjeçare me këtë gjeneratë dhe me gjeneratat e kaluara. Vlen të theksohet se shumica e lojtarëve nga grumposhat e reja, këtë kampionat dhe kampionatin e kaluar ushtrimet i kanë zhvilluar me ekipin e parë.

Mezi presim që disa prej tyre ti shohim në ekipën e parë, në vitet në vijim.

Me seniorët, këtë vit e përfunduam në vendin e dytë në të dy garat, mirëpo me hap para pasi kemi siguruar garat europiane të cilat do të zhvillohen në fund të vitit.

Faleminderit stafit teknik dhe lojtarëve për angazhimin e tyre!
Klubi i Prishtinës, në krye me kryetarin Edi Kolgeci, falënderon Komuna e Prishtinës, të gjithë sponzorët, përkrahësit dhe miqtë e klubit për angazhimin e tyre gjatë sezonës 2019/2020, dhe premton angazhim edhe më të madh për sezonën 2020/2021”m thuhet nga KH Prishtina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat