Alfred Llazari i drejtohet Kosovës: Edhe pse nuk jam fajtor ju kërkoj falje të gjithëve! 

Hendboll

Alfred Llazari i drejtohet Kosovës: Edhe pse nuk jam fajtor ju kërkoj falje të gjithëve! 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 korrik 2020 Në ora: 12:03
Alfred Llazari i drejtohet Kosovës: Edhe pse nuk jam fajtor ju kërkoj falje të gjithëve! 

Nuk është aspak pishman që ka bërë shumë për Kosovë dhe ndihet shumë i lumtur për kontributin e tij, por nuk i kupton ata që mundohen t’ia mohojnë historinë e lavdishme dhe punën që e ka bërë me plot sinqeritet në Kombëtare.

Është ish selektori i kombëtares së Kosovës në hendboll, Alfred Llazari, e që në mbiemrin e tij e ka vendosur edhe një emërtim tjetër Katoliku, këtë e ka si dhuratë të bukur, të cilën e mori sa ishte pjesë e Kombëtares, që e bën gjithnjë e më të lumtur! Alfred Llazari-Katoliku, ish hendbollist i gjeneratës së artë, rrëfehet për gjithë situatën që e ka kaluar në Kombëtare.

“Ju lajmërohem opinionit si dhe gjithë hendbolldashësve në gabimin e bërë, por të jeni të sigurt se këtë nuk e kam bërë me qëllim por kam vepruar ashtu siç kam mendu, si duhet të veprohet në profesionalizëm. Definitiv angazhimi im i dytë, pasi që e kam udhëheq përfaqësuesen gati 7 vite por ka qenë fatal, ku dihet se a kam gabuar unë apo ata që më ofruan postin të FHK-së bordi në krye me kryetarin Eugen Saraçini, që ka qenë një vit i imi më i keqi i jetës sime private dhe në karrierën sportive, që kam njohur një kësi personi. 

I falënderohem z. Aziz Makiqit legjendës, i cili është munduar të sqaroj këtë mosmarrëveshje për shkak se shumë kohë kemi kaluar në ujërat profesionale.

Ka menduar se gjesti im ka qenë me vend si dhe nuk ka qenë korrekt krejt kjo që ka ngjarë ndaj meje sikur që qëndroj se Aziz Makiqi  nuk është udhëhequr me informata nga unë, por çka mbetem pas këtyre fjalëve, si dhe isha i befasuar se prej nga ai ka këto njohuri. Dhe njëherit i kërkoj falje të gjithë sportistëve pa marr parasysh se me cilin sport merren, se këto raste nuk i takojnë sportit e sidomos kur dihet se sporti bazohet në Fair - Play.

Edhe pse nuk jam fajtor ju kërkoj falje të gjithëve e sidomos kur e dihet që prej viteve 2000 asgjë nuk është në frymë të korrektësisë e Fair-Play, kur dihet se shumë gjëra nuk tregohen ashtu si kanë qenë si dhe meritat e dikujt i amputohen dhe i vihen tjetër kujt (mashalla). Shpresoj se kontributin që kam mendu se e kam bë për FHK-në është marrë si dështim dhe se janë të vlerësuara si gabim (më falni).

Por një është e sigurt se karrierën time që nga vitet e 80-ta si 19-vjeçar nuk mund të ma mohojnë dhe të ma ndryshojnë, prandaj le t'ju shërben në nder atyre që po mundohen që kontributin e dhënë sikurse viteve të okupimit si dhe angazhimin për pranimin e hendbollit me të drejta të plota në EHF dhe IHF, si dhe punën e bërë si selektor plot tetë vite, e të mi amputojnë dhe ti ja veshin dikujt tjetër si njeriu i ndershëm e i merituar. Me nder e qofshin.  

I falënderohem FHK-së në krye me z. Eugen Saraçini, kirurgut edhe amputuesit dinak i cili flet një ose mendon ndryshe e vepron krejtësisht tjetër. Një kësi njeriu nuk e ka vendin në sport por në politikë, se këso gjëra kalojnë vetëm në Parlament, kështu që dhe në një moment mendova dhe besova se z. Eugen Saraçini e ka privatizuar FHK-në për shkak të përgjigjeve të njëpasnjëshme, në çdo pyetje, unë, unë, unë. U kërkoj falje gjithëve që kanë gabuar duke menduar se jam duke kontribuar. Ju falënderoj gjithëve, të cilët kanë pas besim në mu, por që nuk kanë pasur guxim ta shprehin.   

Shumë është lehtë ta kundërshtosh regjimin serb por shumë vështirë ta kundërshtosh regjimin shqiptar. Njëherit sikur në shkrimin tim të dorëheqjes e falënderoj z. Eugen Saraçinin në besim e dhënë por jo në sinqeritet. Nuk është vështirë të jesh njeriu i mirë, por është vështirë të jesh i sinqertë, që shumëkujt i mungon duke u nisur nga kryetari.

Shpresoj që dashamirët e sportit, nuk do të gabojnë sikurse federata e hendbolli që mu ka drejtu se unë kam bërë gabime të njëpasnjëshme, sipas tyre. Stafi të përfaqësueses Kosovës i dëshiroj shumë suksese në të ardhmen në garat kualifikuese, si dhe gjithë do të jemi me ta e me lojtarët e Kosovës.

Jo assesi me kryetarin injorant, cinik, nënçmues, që nuk din me vlerësuar lojtarin, kontributin, djersën e dhënë, për shkak se në rend të parë e ka afirmitetin e tij individual. Kosovës i dëshiroj suksese në çdo sport, e sidomos në hendboll, pasi që e ka edhe traditën. Me fitoret e lojtarëve dhe rezultatet e arritura në fushë, ngritët Flamuri: Rroftë Kosova, për atë lojtarët duhet me qenë të respektuar e të çmuar, e jo të injorohem sidomos prej kreut të federatës.  

Njëherit ju kërkoj falje, që thash të kaluarën askush nuk mund më ndryshojë, si lojtar i ligës së parë federative të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, që jam në mesin e legjendave të hendbollit, të cilët e kanë thënë njerëzit eminent të asaj kohe. Këta nuk mund të ma ndërrojnë, ndërsa prej viteve 2000 e andej le të bëjnë çka të dojnë. Kontributin tim le ta vesh kushdo nga pronarët prej viteve 2000-2020.


Ju përshëndes si sportist i sinqertë me shumë respekt ndaj sportit dhe sportistëve, le t’ju udhëheq Fair-Play, e sinqeriteti, sportit i nevojiten asi njerëz të pastër si loti e me plot dashuri ndaj atij sporti, pa e vu veten në rend të parë. Mbeteshi me shëndet dhe të korrni shumë suksese. Më falni në gabimet e bëra, Alfred Llazari - Katoliku, 18.07.2020, Podgoricë.

Edhe pse kisha më thënë edhe shumëçka, do ta përfundoi me kaq se nuk e di a do të kuptojnë ata që duhet ta kuptojnë ose do të bëhen anglez si gjithnjë... Edhe pse po ju kërkoj falje për gabimet që nuk i kam bë, nëse nuk janë në gjendje të më lavdërojnë, më së paku kanë arsye që të më gjykojnë”, rrëfehet Llazari-Katoliku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat