Drejtuesit e Klubit të Hendbollit “Trepça “ ka vazhduar me organizimin dhe plotësimin me kuadro të shtabit teknik, kështu pas krye-trajnerit (Veton Hajrizi), sot është vendosur që Shkollën e hendbollit të Klubit tash e tutje ta udhëheq Afrim Beqiri.
Si dihet Afrimi është ish-hendbollist i njohur që për shumë vite ka mbrojtur ngjyrat e skuadrës gjelbër e zi së bashku me të vëllanë binjak Florentin.
Ai ka përfunduar shkollimin dhe është pajisur me licencën për trjener në Kroaci, ndërkohë që ka kryer punën e trajnerit në disa skuadra.
Afrim Beqiri tash e tutje do të merret me gjeneratat e reja në shkollën e Hendbollit “Trepça” me synimin për rikthimin e masivitetit dhe zbulimit të talenteve që më pas të marrin përgjegjësinë në klub.
Kontributi i tij si hendbollist duke mbrojtur për shumë vite fanellat e Trepçës tani do të jetë edhe më shumë në sportin e Hendbollit dhe qytetit të Mitrovicës në nga vatrat e këtij sporti.
Pritet që Afrim Beqiri, të sjell përvojën e gjatë të tij, si lojtar dhe si trajner duke kontribuar në organizimin dhe punën tekniko-taktike në ngritjen e talenteve të Trepçës.
Vetë Afrimi me modesti ka theksuar se “Do të angazhohet dhe përkushtohet me tërë qenien në bartjen e përvojës së tij shumëvjeçare tek gjeneratat e reja dhe rikthimin e namit të sportit të hendbollit në qytetin buzë Ibrit”.
Në anën tjetër drejtuesit e KH Trepça presin shumë nga trajneri Beqiri në forcimin e punës me gjenerata me qëllim që mos të ketë zbrazëti në punën me grupmosha dhe në kultivimin e këtij sporti në qytetin e sportit.