Jashari: Boll ma me inate e me këso gjëra të ulëta, boll ma me rrahje gjoksi

Hendboll

Jashari: Boll ma me inate e me këso gjëra të ulëta, boll ma me rrahje gjoksi

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2020 Në ora: 13:33
Jashari: Boll ma me inate e me këso gjëra të ulëta, boll ma me rrahje gjoksi

Ish hendbollisti i Kastriotit nga Ferizaj, Fisnik Jashari, reagon ashpër me zhvillimet e fundit në klubin me renome! Ai kërkon sa më shpejt që është e mundur të ndërmarrin masa dhe t’i lënë inatet. 

“Po shoh që koka çuar shumë pluhur e po diskutohet shumë lidhur me hendbollin ferizajas, në veçanti klubin e zemrës KH Kastriotin...

Një gjë nuk po e kuptoj pse nuk e merr askush përgjegjësinë lidhur me këtë situatë që gjendet Klubi!? Kush janë fajtorët? Kush duhet dhënë llogari për këtë? Çfarë hapa duhet ndërmarrë? 

Po e shoh që edhe disa lojtar paskan reagu lidhur me këtë situatë e që besa nëse edhe ndeshjen tjetër nuk e zhvillojnë çka do të bëhet me KH Kastriotin!?

Mos harroni që e gjithë ajo histori e këtij klubi është ndërtu me djers e me gjak!

Andaj ju lus të gjithëve mos e shkatërroni një histori, mos e baltosni qytetin e hendbollit, boll ma me inate e me këso gjëra të ulëta, boll ma me rrahje gjoksi, boll ma me shfrytëzim të klubit edhe për ngritje në karrierë e politikë...boll se është tepru ne të gjitha anët!”, ka shkruar Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat