Në faqen zyrtare të Komunës së Ferizajt, konfirmohet se po formohet kryesia e re e klubit me renome të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt). Më në fund Komuna jep sinjale të forta dhe kjo gëzon dashamirët e hendbollit ferizajas.
“Historia e KH "Kastrioti" (meshkujt), do të vazhdoj ta përcjellë klubin me suksese të shumta, trofe për Ferizajn e dashamirët e hendbollit ferizajas.
Emblema e sportit ferizajas, po rikthehet fuqishëm, së shpejti me Kryesi të re që garantojnë sukseset e klubit”, shkruan në faqen e Komunës së Ferizajt.
Raportohet se brenda dy ditëve do të zgjidhet kryesia e re dhe do të veprojë, për ta kthyer klubin në binarë të duhur dhe ashtu si i ka hije.