Puhiza Gashi si lokomotivë, shkëlqen me 19 gola! Kastrioti fiton derbin  

Hendboll

Puhiza Gashi si lokomotivë, shkëlqen me 19 gola! Kastrioti fiton derbin  

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 18:58
Puhiza Gashi si lokomotivë, shkëlqen me 19 gola! Kastrioti fiton derbin  

Ashtu siç paralajmëruam mbrëmë, se Puhiza Gashi është hendbollistja më efikase dhe zemra e skuadrës me renome Kastrioti nga Ferizaj, ashtu edhe doli sot. 

Puhiza si lokomotivë, shkëlqen me 19 gola, duke e ndihmuar Kastriotin që ta fiton derbin me rezultat 32:29 kundër Shqiponjës nga Gjakova, në ndeshjen që u luajt në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

20-vjeçarja, ishte në formë më të mirë dhe e pakapshme për mbrojtjen gjakovare.

Image

Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit, por qendra ferizajase, Puhiza, ishte kryefjalë e ndeshjes, me 19 gola të saj ia siguron fitoren e madhe Kastriotit.

Kastrioti nga nëntë ndeshje ka shënuar 6 fitore e ka pësuar tre humbje, duke e përforcuar pozitën e katërt me 12 pikë, ndërsa Shqiponja mbetet në vend të gjashtë me 10 sosh. 

Kryetrajneri Korab Syla është i kënaqur me dy pikë të reja dhe që ia përforcojnë edhe m shumë pozitën e katërt. Në javën e dhjetë, Kastrioti ka ndeshje të lehtë me KEK-un, ndërsa Shqiponja sfidon lideren e tabelës, Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat