Çervar: Ky është viti i hendbollit për kroatet

Hendboll

Çervar: Ky është viti i hendbollit për kroatet

Nga: K.G. Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 13:21
Çervar: Ky është viti i hendbollit për kroatet

Trajneri i mirënjohur i hendbollit, Lino Çervar, padyshim se është i lumtur me suksesin e vashave të Kombëtares së Kroacisë në konkurrencën e femrave. 

Kroatet të dielën që e lamë pas, fituan medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që u mbajt në Danimarkë.

“Ky është viti i hendbollit kroat dhe unë jam shumë krenar për ta.

Kjo medalje e bronztë është thjesht provë se hendbolli është një sport për kroatët, se ne jemi të paprekshëm në vend”, ka thënë mes të tjera Çervar për media kroate “24 sata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat