KHF Istogu - ekipi më i mirë për vitin 2020!

Hendboll

KHF Istogu - ekipi më i mirë për vitin 2020!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 janar 2021 Në ora: 13:20
KHF Istogu - ekipi më i mirë për vitin 2020!

Klubi i hendbollit Istogu (femrat) është ekipi më i mirë për vitin 2019-2020! 

Pse është Istogu ekipi më i mirë për vitin 2019-2020? Në bazë të rezultateve në rrafshin ndërkombëtar, kjo e bën ekipin më të mirë për vitin 2019-2020. 

Istogu ka tri fitore dhe një humbje në rrafshin ndërkombëtar dhe është kualifikuar në rrethin e tretë të Kupës së Evropës. 

Në rrethin e tretë janë eliminuar në saje të fatit sportiv.

E dyta, Istogu është kampion vjeshtor me 11 fitore rresht dhe është edhe finalist i Kupës së Kosovës.  

Pse Istogu është më i mirë se Ferizaj kampion në fuqi? 

Istogu ka tri fitore dhe një humbje në Kupën e Evropës, ndërsa Ferizaj ka dy humbje rresht dhe të thella!

Sipas kritereve, rezultatet në arenën ndërkombëtare kanë pikë më shumë se çdo rezultat tjetër në vendin tonë, duke u llogaritur si gara më e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat