Gjyqtarët e FHK-së fillojnë me ndeshje evropiane

Hendboll

Gjyqtarët e FHK-së fillojnë me ndeshje evropiane

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:07
Gjyqtarët e FHK-së fillojnë me ndeshje evropiane

Personat zyrtar të Federatës së Hendbollit të Kosovës kanë nisur me ndeshje evropiane për vitin 2021.

Të dielën të deleguar në ndeshje të garave evropiane ishin gjyqtarët Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi.

Ata në Antalya të Turqisë e drejtuan ndeshjen e 1/8 së finales të Kupës Evropiane në konkurrencë të femrave në mes të dy skuadrave turke, Muratpasha Belediyesi dhe Yalikavaksports Club. Fitore shënoi Yalikavaksports, që avancoi tutje, pasi kishte fituar edhe ndeshjen e parë.

Delegime tjera priten për gjyqtarët dhe delegatët kosovarë në gara evropiane. Ata janë thuajse të rregullt në skenën evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat