Dhjetë gola të Yll Muqollit në fitoren e re të Besës

Hendboll

Dhjetë gola të Yll Muqollit në fitoren e re të Besës

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 21:42
Dhjetë gola të Yll Muqollit në fitoren e re të Besës

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas.

Në hapje të Superligës A, kampionia aktuale e mposhti bindshëm Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 47:25.

Dhjetë prej golave i shënoi Yll Muqolli, ndërsa nëntë gola i realizoi Drilon Tahirukaj. Te Vëllaznimi u dallua Florian Rexha me tetë gola derisa Mali Luzha i realizoi gjashtë.

Besa Famgas ka fituar 19 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 38 pikë.

Vëllaznimi është i gjashti me 15 pikë.
Dy ndeshjet tjera të xhiros së 19-të luhen të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat