Luhet java e 20-të në Superligën B të Kosovës

Hendboll

Luhet java e 20-të në Superligën B të Kosovës

Më: 5 mars 2021 Në ora: 19:23
Luhet java e 20-të në Superligën B të Kosovës

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës A. Por në Superligën B të hendbollistëve luhet xhiroja e rregullt, përkatësisht xhiroja e 20-të.

Të shtunën nga ora 17:00 është ndeshja në mes të Prizrenit dhe Llapit, ndërsa të dielën nga ora 18:00 takohen Zhegra e Vushtrria.

Është kjo xhiroja e dytë për Superligën B, pas përfundimit të pjesës së rregullt të garave.

Zhegra udhëheq me 17 pikë, tri më shumë se Vushtrria. Llapi është i treti me 12 pikë kurse Prizreni i katërti (fundit) me 3 pikë.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve luhet xhiroja e 12-të. Vjosa – Samadrexha, Rahoveci – Drita, Dukagjini – Ulpiana, Lepenci – Deçani, KEK-u – Istogu janë ndeshjet e fundjavës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat