Istogut ia ‘fiku dritat’ KEK-ut! Treshja Halitaj, Rugova e Venetsky, të pandalshme

Hendboll

Istogut ia ‘fiku dritat’ KEK-ut! Treshja Halitaj, Rugova e Venetsky, të pandalshme

Nga: K.G. Më: 6 mars 2021 Në ora: 20:03
Istogut ia ‘fiku dritat’ KEK-ut! Treshja Halitaj, Rugova e Venetsky, të pandalshme

Istogu ia “fiku dritat” KEK-ut nga Kastrioti, duke i shkaktuar debakël me rezultat 47:5 (20.4), në takimin e javës së 16-të të Superligës së Kosovës. 

Një ndeshje që i ngjante një stërvitje të lehtë për Istogun se sa që kishte një rivale të denjë. 

Çfarë të thuhet më shumë, se vetëm në 30 minutat e pjesës së dytë KEK-u shënoi një gol!

Treshja e hendbollisteve Alberina Halitaj, Keta Venetsky dhe Albina Rugova, ishin të pandalshme. 
Halitaj shënoi 10 gola, e ndihmuar nga Rugova dhe Venetsky, secila realizoi nga 9. 

Istogu udhëheq renditjen me 32 pikë apo me 16 fitore rresht,  ndërsa KEK-u në fund, me të gjitha humbje, gjithsej 16.

Istogu-KEK-u 47:5 (20:4)

Palestra e sportit në Istog.
Gjyqtarë: A. Fejza. L. Ferizi.
Shtatëshet Istogu 5 (3), KEK-u 1 (1).
Istogu: Ahmetxhekaj, Shatri 6, Berisha 5, Hetemi 2, Halitaj 10, Milatoviq 2, Ferataj 4, Rexhaj, Rugova 9, Venetsky 9 dhe Ujkiq.
KEK-u: Feta, Shainaj, Selmanaj, Klinaku 1, Asllani 1, D. Grajçevci 1, Alija, E. Grajçevci 2 dhe Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat