Për Malin e Zi, ndeshja në Prishtinë është finale!

Hendboll

Për Malin e Zi, ndeshja në Prishtinë është finale!

Nga: K.Goca Më: 25 prill 2021 Në ora: 21:44
Roganoviç

Kombëtarja e Mali i Zi për meshkuj do të mblidhet nesër në Podgoricë dhe do të fillojë përgatitjet për ndeshjet kundër Kosovës, Suedisë dhe Rumanisë, në kualifikimet për Kampionatin Evropian, shkruan media malazeze “Vijesti”.

Selektori Zoran Roganoviç paraprakisht njoftoi listën me 18 hendbollistë në të cilët po mbështetet për ato ndeshje.

Hendbollistët malazezë do të bëjnë stërvitjen e tyre të parë në orën 19.00 në sallën Verde. Ndeshja në Prishtinë është si finale dhe do të luhet të mërkurën e 28 prillit (në orën 19.30). Suedia kryeson grupin 8-të me 6 pikë, pasojnë Kosova me 3, Rumania 3 dhe Mali i Zi me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat