Kosova në drithërima para sfidës me Malin e Zi! Dedaj: Jemi pak në presion

Hendboll

Kosova në drithërima para sfidës me Malin e Zi! Dedaj: Jemi pak në presion

Më: 27 prill 2021 Në ora: 22:24
Kosova në drithërima para sfidës me Malin e Zi! Dedaj: Jemi pak në presion

Kosova në drithërima para sfidës me Malin e Zi!

Jemi në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë ku nesër nga ora 19:30 luhet ndeshja me Malin e Zi.

Atmosfera në stërvitjen e fundit është e shkëlqyeshme, djemtë janë maksimalisht të motivuar. Të gjithë janë të uritur për të dhënë maksimumin për fanellën e shtetit dhe për të shfaqur vlerat që si Kombëtare kemi.

“Si çdo ndeshjeje tjetër edhe kësaj i qasemi me shumë seriozitet dhe me synim për fitore. Kjo ndeshje për dallim nga të tjerat, ka një rëndësi më të madhe pasi që në rast të fitores kemi gjasa të jemi në Kampionat Evropian.

Jemi pak në presion për këtë ndeshje, por ekipi i Malit të Zi mendoj që ka më shumë presion. Nëse e japim maksimumin, luajmë lojë të kujdesshme dhe efikase, besoj se në fund do të arrijmë të kemi rezultatin që e dëshirojmë”, ka thënë kapiteni i Kosovës, Valon Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat