Fatmire Ramadani - Ferati, lojtare e Gjeneratës së Republikës, kujton një moment...

Hendboll

Fatmire Ramadani - Ferati, lojtare e Gjeneratës së Republikës, kujton një moment...

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2021 Në ora: 18:10
Fatmire Ramadani - Ferati, lojtare e Gjeneratës së Republikës, kujton një moment...

Për gjininë femërore ishte shumë e vështirë që të merrej me sport në vitet e 90-ta (1991-1999), ku çdo ditë kishte kërcënime dhe sulme nga milicia e pushtuesit serb.  

Vajzat dhe gratë e Republikës së Kosovës, pavarësisht kërcënimeve të llojllojshme nga pushtuesi serb në vitet e 90-ta, i zhvilluan aktivitetet e tyre sportive, si në basketboll, hendboll, volejboll, pingpong, skijim, karate etj.

Fatmire Ramadani – Ferati, i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë hendbolliste e talentuar e KH Vjosës nga Shtimja në vitet 1996-1998. 

Ajo kujton vështirësitë e asaj kohe dhe pengesat që i bënin okupatori serb.   

“Më kujtohet një ndeshje në vitin 1997, me Vjosën luanim ndaj Kastriotit në shkollën ‘Ganimete Tërbeshi’ kur milicia na e ndërpreu ndeshjen.

Milicia e morën Shaqir Shaqirin”, tregon Fatmirja për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Ajo kujton edhe fushat që stërvitni dhe luani ndeshjet, po ashtu edhe trajnerët.

“Kemi ushtruar në shkollë ‘Emin Duraku’ në Shtime, në shkollën e Carralevës ’Avdullah Shabani’, me trajnerët Haki Baftiun e Hysni Qerimin”, kujton Fatmirja ato vite.

Vite të rënda, por Fatmirja është shumë krenare që ishte pjesë e gjeneratës së sakrificës dhe së bashku me mijëra sportistë iu kundërvunë regjimit serb.

Sot është anëtare e bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe anëtare e bordit në klubin Vjosa, po ashtu përgjegjëse në DKRS për Shtime. 

Ajo katër vite ka qenë edhe drejtoreshë e DKRS-së në Shtime dhe 6 vite e gjysmë mësimdhënëse në shkollën fillore ‘Skënderbeu’ në Reçak. 

Në vitet e pasluftës kampione me Vjosën dhe me Vushtrrinë, fituese e kupës me të dyja.  

Po ashtu ka qenë edhe hendbolliste e Kombëtares së Kosovës për disa vite rresht. Karrierën si hendbolliste e përfundoi në vitin 2007. Edhe sot mbahet mend si lojtare me kulturë të lartë dhe korrekte në fushën e lojës, shembull për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat