Bukëpërmbysit, loja e trefishtë dhe prapaskenat e hendbollit! 

Hendboll

Bukëpërmbysit, loja e trefishtë dhe prapaskenat e hendbollit! 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 maj 2021 Në ora: 13:42
Bukëpërmbysit, loja e trefishtë dhe prapaskenat e hendbollit! 

Opinion: E njoh mirë dhe me rrënjë komunitetin e hendbollit. Ka shumë burra dhe vajza të mira apo përkthyer në gjuhën sportive: Hendbollist dhe hendbolliste dhe veprimtarë të përkushtuar e pa hile!

Ka që investojnë me zemër, ka që vrapojnë mos po iu del ndonjë pozitë, që një ditë të duken mirë edhe me kravatë dhe para opinionit të shesin pak mend: Unë jam me post! 

Bukëpërmbysit, loja e trefishtë dhe prapaskenat! 
Bukëpërmbysit?

Sa e ka pozitën, thur lavde për institucionin.

Por kur bie nga pozita apo kur edhe shkarkohet, ndryshon puna. 

Disa nga të shkarkuarit, nuk lënë gjë pa thënë! Harron se deri dje ka bë be në kokën e tij dhe harron se si ka ardhur deri aty. 

Kur bie nga pozita, ia kthen keq e më keq, disa nga ta, jo të gjithë.

Posti i trajnerit nuk është i përjetshëm, as i kryetarit as i anëtarit të bordit! Dikur i mbledhë valixhet edhe ecë në shtëpi. 

Ka edhe prej tyre që me vite e vite ishin trajner, që kur e kritikonim hendbollin, t’i nxirrte sytë, gati sa të pushkatonte, ndërsa sot ai që e mbronte dikur, sot me pas takat e varros këtë sport. 

Ose siç thotë një fjalë në popull: “kur dhelprës i kallet bishti mendoj që u kallë krejt bota”. Kjo është mendësia, lakmia dhe bukëpërmbysit!

Loja e trefishtë dhe prapaskenat! Ka edhe prej atyre që e luajnë lojën e djallit dhe të sherrit: “Unë të jap material, ti shkruaj, godit”. 
Ideatori e pastaj e thërret të sulmuarin: “A e pa çka ka shkruar ai bre, marre a. Unë për ty vdes. Meritat e tuaja kush nuk mund i merr bre, lere bre ai çka ka shkruar, ia kish fut”. 

Vet skenarist, vet shpreh keqardhje dhe plus e akuzon atë që ka shkruar me ideja të tij. Harron se vet ka qenë ideator dhe afrues materiali.

Ndërsa i sulmuari i habitur prej sulmeve dhe ndihet mirë që po e thërrasin, që po janë në gjendje të vdesin për të me fjalë goje por jo me vepra! Një ditë e një ditë, i sulmuari e kuptojë lojën e ideatorit të dashur dhe prapavijat e tij! 

Dikur i sulmuari e kupton lojën, ideatori tkurret dhe sulmuesi mburret që po ka ende fishekë! Loja e trefishtë, prapaskenat dhe bukëpërmbysit, janë disa në hendboll.

Krejt në fund, ideatori, bukëpërmbysi, sulmuesi dhe i sulmuari, dikur ishin shokë! I sulmuari bukëdhënës! Por bukëdhënësi prapë i fali, se zemrën e ka të madhe, duke thënë: Fali o Zot, se nuk dijnë se çfarë po bëjnë! Kjo duket si një përrallë, por që ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat