Nënshkruhet memorandumi i FHK-së me MKRS-në

Hendboll

Nënshkruhet memorandumi i FHK-së me MKRS-në

Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:47
Nënshkruhet memorandumi i FHK-së me MKRS-në

Është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Në emër të Federatës së Hendbollit të Kosovës memorandumin e ka nënshkruar presidenti Eugen Saraçini, ndërsa në emër të MKRS-së, ministri Çeku.

Përmes memorandumit përcaktohet përkrahja financiare e MKRS-së për Federatën e Hendbollit të Kosovës për vitin 2021.

Sipas ministrit Çeku federatat do të marrin përkrahje shtesë pos asaj që parashikohet në memorandum.
Pos FHK-së të premten memorandumet i kanë nënshkruar edhe tetë federata tjera sportive si dhe Komiteti Olimpik i Kosovës.

Memorandumi është nënshkruar në bazë të kategorizimit të sporteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat