Këto vasha sonte mund të bëhen heronj të kualifikimit, ta gëzojnë Kosovën

Hendboll

Këto vasha sonte mund të bëhen heronj të kualifikimit, ta gëzojnë Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 5 qershor 2021 Në ora: 12:02
Këto vasha sonte mund të bëhen heronj të kualifikimit, ta gëzojnë Kosovën

Kosova me gjithë mungesat e mëdha, ka forcë për ta mposhtur edhe Portugalinë.

Nëse vazhdojnë vashat tona të angazhohen sikur mbrëmë me Luksemburgun, që besa edhe më shumë, gjithsesi se mund ta mposhtin edhe Portugalinë dhe të kualifikohen.

Sonte (19.30) duhet të vdesin në fushë kundër Portugalisë, që nga hednbollistet Pashke Marku, Albina Rugova, Suzana Ujkiq, Marigona Hajdari, Njomza Kelmendi, Aida Stagova, Rinesa Uka, Alma NIvokazi, Blerta Ahmetxhekaj etj. 

Këto vasha sonte mund të bëhen heronj të kualifikimit dhe të futen në histori.

Portugalia nuk ka asgjë më shumë se vashat tona, me një lojë të fortë në mbrojtje e të disiplinuar, me  sulme të sigurta, padyshim se Kosova do të festojë në fund.

I gjithë komuniteti jo vetëm i hendbollit, sonte i ka sytë nga vashat tona.  Fitorja do t’i bëjë të gjithë të lumtur!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat