Hungaria shënon fitoren e parë, spanjollet befasohen  

Hendboll

Hungaria shënon fitoren e parë, spanjollet befasohen  

Nga: Kemajl Goca Më: 31 korrik 2021 Në ora: 15:41
Hungaria shënon fitoren e parë, spanjollet befasohen  

Hendbollistet e Hungarisë më në fund u këndellen në Lojërat Olimpike, të cilat pas tre humbjeve radhazi, sot regjistruan fitoren e parë, duke e mundur me 29:25 Spanjën. 

Spanjollët u futen si favorite, por Hungaria, falë mbrojtjes së fortë, diktoi ritmin që në fillim dhe arriti fitore të merituar.

Hungaria e hapi ndeshjen me 3:0, dhe pak minuta më vonë kaloi në epërsi me 7:2. 

Pjesa  e parë përfundoi me rezultat 14:11 në të mirë të Hungarisë. Spanjollët iu afruan rezultatit në 15:14, por një seri prej 5:1 pasoi për hendbollistet hungareze, të cilat arritën në pesë gola epërsi (20:15) edhe në pjesën e dytë.

Vamos dhe Kluiber me nga gjashtë gola secila ishin më efikaset në ekipin hungarez, ndërsa në radhët e Spanjës golashënuesja më e mirë ishte Martin me pesë gola.

Pas katër xhirove në grupin B, Spanja renditet në vend të tretë me 4 pikë dhe Hungaria e fundit (e 6-ta) me 2 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat