Nëse nuk e mposhtin Deçanin, a do të jap dorëheqje Blerim Beqiri?

Hendboll

Nëse nuk e mposhtin Deçanin, a do të jap dorëheqje Blerim Beqiri?

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 14:33
Nëse nuk e mposhtin Deçanin, a do të jap dorëheqje Blerim Beqiri?

Tri humbje rresht janë kulmi për një ekip me renome siç është Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt).

Një klub i traditës që nuk i ka përmbushur objektivat në 13 ndeshjet e para, ka 6 fitore e 7 humbje në elitën e hendbollit të Kosovës. Tri humbjet e fundit, si mysafirë nga Trepça (26:23), si vendas (34:40)  nga Prishtina dhe në konak të Rahovecit me rezultat 32:28, janë  shqetësuese edhe për kryetrajnerin Blerim Beqiri.

A është rasti i fundit për Blerim Beqirin sfida e sotme kundër Deçanit, në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Fitore o dorëheqje, katër humbje rresht do të janë katastrofë për një klub që ka ambicie të jetë në top katërsh.

Kastrioti renditet në vend të pestë me 12 pikë, ka 4 katër me pak se Rahoveci një pozitë më lart dhe Deçani është i teti me 8.

Blerim Beqiri është as në tokë e as në qiell, sonte ka ndeshje shumë të rëndësishme, humbja e katërt rresht kërkon analizë nga një kryesi nëse ka guximin të merret me analizë të thellë: A është fajtor trajneri apo kryesia tërësisht për mos suksese?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat