Njihuni me trajnerët e Kosovës që punuan me zell e përkushtim por i çuan në shtëpi 

Hendboll

Njihuni me trajnerët e Kosovës që punuan me zell e përkushtim por i çuan në shtëpi 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2022 Në ora: 14:40
Taib Kabashi dhe Fatmir Muhaxheri

Taib Kabashi nuk është trajner i kombëtares së Kosovës U20 po ashtu edhe Fatmir Muhaxheri të Kombëtarja U18.

Këtyre trajnerëve mbrëmë iu komunikua lajmin se janë të liruar nga detyra!

E mira prej të mirave është se morën edhe komplimente nga bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës.  

“Bordi ka vlerësuar punën dhe angazhimin e kryetrajnerit të Kombëtares U20, Taib Kabashi dhe trajnerit të përkohshëm të Kombëtares U18, Fatmir Muhaxheri. Bordi ka vendosur që Kabashin dhe Muhaxherin t’i lirojë nga pozita e kryetrajnerëve. Bordi i FHK-së ka falënderuar Kabashin e Muhaxherin për punën e bërë me shumë zell dhe përkushtim. Bëhet fjalë për dy personalitete që kanë dhënë shumë dhe vazhdojnë të japin shumë për hendbollin tonë.

Së shpejti Bordi do të vendosë për trajnerët e këtyre grupmoshave”, - shkruan mes të tjera në njoftimin e FHK-së.

Këta janë trajnerët që punuan me zell e përkushtim por i çuan në shtëpi!

Edhe kjo ngjan në Kosovë, të largojnë duke lavdëruar.

Edhe pse pritej largimi i Kabashit dhe Muhaxherit, për shkak të mungesës së rezultateve me kombëtare, por këtë nuk e thotë bordi i FHK-së, duke përdorur termin: U liruan!  

Edhe Faruk Shala edhe Arben Parduzi u larguan për mossuksese nga kombëtarja, këtë e dijnë edhe vet të lartpërmendurit!.

Nuk i përmbushën objektivat dhe FHK nuk kishte zgjidhje tjetër pos largimin e tyre, kjo është sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat