Dardan Dugolli para finales: Do të luftojmë deri në fund, që ta nisim vitin me trofe 

Hendboll

Dardan Dugolli para finales: Do të luftojmë deri në fund, që ta nisim vitin me trofe 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 shkurt 2023 Në ora: 15:53
Dardan Dugolli

Përballja finale e Superkupës së Kosovës në hendboll (meshkujt), mes Besa Famgas të Pejës dhe Kastriotit të Ferizajt, dy rivalëve të vjetër e të përbetuar, me padurim pritet jo vetëm nga dashamirët e këtyre skuadrave.

Finalja luhet nesër në orën 15.30 në palestrën e sportit në Istog.

Portieri i dëshmuar i Kastriotit, Dardan Dugolli, e pret me qetësi finalen e nesërme. 

Synimi i tij është që të nisin vitin me trofe.

Kastrioti po kalon formë të mirë dhe ka katër ndeshje që nuk njeh humbje në kampionat, që nga barazimi në muajin dhjetor me Besën dhe fitorja në javën që e lamë pas ndaj Prishtinës.

 “Bota sot”: Para sfidës me Besën, sa jeni të përgatitur, si e sheh përballjen?

Dardan Dugolli: Jemi përgatitur maksimalisht.

Për finalen e nesërme duke parë atmosferën në ekip dhe përformancat e fundit të ekipit pa dyshim që nuk do të shkojmë në Istog ta ngrisim flamurin e bardhë, do të luftojmë deri në fund, që ta nisim vitin me trofe.

“Bota sot”: Kastrioti ka një seri fantastike në katër ndeshjet e fundit në kampionat është pa humbje, a është edhe ky një motiv shtesë para finales?

Dardan Dugolli: Pa dyshim që po, kemi një seri fantastike në kampionat dhe synojmë pse jo të vazhdojmë akoma.

“Bota sot”: Istogu, viteve të fundit ka shikueshmërinë e madhe në finale, a është edhe si një infuzion për ekipin tuaj?

Dardan Dugolli: Patjetër që po, tifozët gjithmonë janë shtylla e sportit dhe hendbollit.

Pres qe edhe finalja e meshkujve të jetë me shikueshmëri të lartë sepse besoj që edhe finalja e djemve do të jetë e luftuar nga të dyja skuadrat.

“Bota sot”: Besa nuk po kalon në formë të mirë, a është kjo edhe një përparësi?

Dardan Dugolli: Shikoni, jemi duke folur për kampionin absolut të Kosovës.  

Besa edhe në krizë është skuadër shumë e frikshme, në ndeshjen e fundit e ndalem në barazim, ndërsa nesër pse mos të synojmë ta mposhtim.

“Bota sot”: Çfarë iu premton tifozëve "Ujqve"

Dardan Dugolli: Premtimi i vetëm do të ishte që unë bashkë me shokë do të luftojmë deri në minutën e fundit që Superkupa të vijë në qytetin e hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat