Bujar Qerimi për kombëtaren e Kosovës U18: Është bërë punë shumë e rëndësishme

Hendboll

Bujar Qerimi për kombëtaren e Kosovës U18: Është bërë punë shumë e rëndësishme

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 21:23
Kosova U18

Me dy stërvitjet e zhvilluara të martën, ka përfunduar kampi treditor i Kombëtares U18 të Kosovës në hendboll.

Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi, hendbollistët e rinj kanë punuar me zell dhe përkushtim.

I kishin pesë seanca stërvitore, ku është punuar në elemente të ndryshme të lojës së hendbollit.

Të ftuar ishin 25 hendbollistë, ndërsa grumbullimi do të shërbejë për selektim të mëtejme të ekipit final.

“Kampi ishte shumë i duhur, shumë pozitiv.

Është bërë punë shumë e rëndësishme, ndërsa përparimi është i ndjeshëm.

Nga stërvitja në stërvitje këta djem po përparojnë.

Është me shumë rëndësi që të vazhdohet me grumbullime si ky. E rëndësishme është që brumi ekziston dhe se ai vetëm duhet të përgatitet për sfidat e mëtejme ”, ka thënë selektori Qerimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat