Armend Alaj pas triumfit ndaj Britanisë së Madhe: Ne jemi gati të bëjmë hapin tjetër 

Hendboll

Armend Alaj pas triumfit ndaj Britanisë së Madhe: Ne jemi gati të bëjmë hapin tjetër 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 16 janar 2024 Në ora: 14:04
Armend Alaj

Rezultatet e fundit të kombëtares së Kosovës në hendboll, janë lajm më i mirë jo vetëm për këtë komunitet sportiv në shtetin tonë.

Fitorja në Prishtinë me rezultat 30:22 dhe në Derby me 29:23 ndaj Britanisë së Madhe, i japin Kosovës një reputacion tjetër në rrafshin ndërkombëtar.  

Gëzimi në sytë e hendbollistëve tanë, të stafi i kombëtares dhe të drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, është i arsyeshëm, duke dëshmuar edhe një herë se nga sportet me dorë në vendin tonë, janë gjithnjë në rritje. 

Image

Armend Alaaj, prej hendbollistëve më të mirë, që po luan me sukses në fanellën e kombëtares së Kosovës, është i lumtur që me kombëtare avancuan në rrethin tjetër të Euro 2026.

Alaj është lojtar i skuadrës gjermane, ThSV Eisenach II, që garojnë në Oberliga.   

“Bota sot”: Armend, Kosova pati dy paraqitje të mira, dy fitore rresht, ku ishte forca e ekipit?

Armend Alaj: Forca jonë është kanë bashkëpunimi i krejt lojtarëve, jo veç në lojë por edhe jashtë loje.

Prej grumbullimit deri në fund e kemi pas një atmosferë të shkëlqyeshme në ekip.

Kur të është atmosfera e mirë, zakonisht të vjen edhe më lehtë me luajt së bashku.

Po ashtu edhe mbrojtja dhe portierët e Kosovës, ishte shumë e mirë.

Kështu që kemi pas disa raste të lehta t’i bëjmë edhe gola të lehta me një sulm të mirë.

“Bota sot”: Kosova është kualifikuar në rrethin tjetër të Euro 2026, a besoni e shpresoni se do të kaloni edhe këtë rreth?

Armend Alaj: Po. Unë mendoj që paraqitja e ndeshjeve të fundit ishin të mira.

Çdo fitore të jep si ekip një vetëbesim dhe një forcë të madhe. Ne jemi gati të bëjmë hapin tjetër dhe do të kalojmë rrethin.

“Bota sot”: A ishte atmosfera motiv shtesë në arenën sportive në Derby, një numër bukur i madh shikuesish?

Armend Alaj: Atmosfera në Derby ka qenë shumë e mirë. Ashtu kemi pas edhe motivimin shumë të madh por ashtu dua t’i falënderoj shikuesit në Angli për respektin që na shfaqën pas ndeshjes.

“Bota sot”: Jeni pjesë e skuadrës gjermane ThSV Eisenach II, cilat janë synimet?

Armend Alaj: Unë luaj në ekipin e dytë të Eisenachit, ne jemi për momentin në vendin e dytë. Duam ta marrim vendin e parë në Ligën tonë.

“Bota sot”: Sa është konkurrencë e fortë në ligë dhe kë e keni rival të fortë?

Armend Alaj: Konkurrenca është e madhe. Trajner – lojtar, vëllai im Qëndrim Alaj do të na jep drejtimin që t’i fitojmë sa më shumë lojë në këtë sezon që të arrijmë qëllimin tonë.

“Bota sot”: Çka i premtoni tifozëve të Kosovës?

Armend Alaj: Tifozëve të Kosovës i premtoj që në çdo paraqitje të ardhshme, do të jemi gati për ta realizuar rezultatin më të mirë!

Prandaj do të ishim kënaq ne nëse tifozët na përkrahin çdo lojë që e kemi si vendas por edhe diasporës i them, nëse luajmë jashtë, mos u frikësoheni, të vini në lojë e të na përkrahni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat