Salihu e Syla në Prishtinë - Bota Sot
Salihu e Syla në Prishtinë

Hendboll

Salihu e Syla në Prishtinë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 janar 2017 Në ora: 16:57
Hamdi Salihu dhe Ben Syla me trajnerin Arben Parduzi

Kastrioti i Ferizajt mbetet edhe pa dy hendbollistë tjerë pas largimit të Vlerson Zherkës dhe Korab Sylës. Hamdi Salihu dhe Ben Syla i bashkohen Prishtinës.  “Prishtina në këtë afat kalimtar është përforcuar me 4 lojtarë mjaft cilësorë: Beni Sylën dhe Hamdi Salihun nga klubi Kastrioti dhe Muhamet Dubovci nga Drenica e Flakrim Beqiraj nga Deçani i huazuar nga klubi i Besës. Nga klubi kanë shkuar Oltion Beshiri që tash e tutje do të luaj në hendbollin e Kroacisë dhe i riu Besian Abazi i cili ka kaluar në radhët e klubit Llapi nga Podujeva. Mendoj që me këta lojtarë cilësor jemi shumë më të fortë se sa në sezonin e kaluar, përforcimet  i kemi marrë aty ku kemi menduar që kemi nevojë më së shumti”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot” Arben Parduzi, kryetrajner i Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat