Klubi më i organizuar në vendin tonë, pa dyshim është KHF Istogu për kadete në konkurrencën e femrave. Hendbollistet e reja të Istogut siguruan titullin e kampionit pas debaklit që i shkaktuan me rezultat 24:11 kampiones së edicionit të kaluar, Kastriotit nga Ferizaj, që drejtohet nga trajnerja Lirije Muhaxheri. Istogaset kanë të gjitha fitore në 16 ndeshjet e deritashme. Megjithatë, meritë për këtë sukses ka Faruk Shala që u ka krijuar kushte jashtëzakonisht të volitshme. Istogu kryeson me 32 pikë, ka dy ndeshje me paktë luajtura, duke lënë pas Prishtinën me 26 pikë, Kastriotin e Vushtrrinë me nga 24 sosh. Një klub që nuk ka palestër të saj, por po dëshmohet gjithnjë e më i mirë si në aspektin organizativ po ashtu edhe në rritjen e nivelit sidomos ka shtuar konkurrencën në elitën e hendbollit.
Kadetet -Tabela
1.Istogu 16 16 0 0 379 : 157 32
2. Prishtina 17 13 0 4 401 : 216 26
3. Kastrioti 17 12 0 5 392 : 287 24
4. Vushtrria 17 12 0 5 379 : 279 24
5. Shqiponja 16 8 1 7 297 : 312 17
6. Drita 17 7 1 9 257 : 275 15
7. Deçani 17 6 0 11 221 : 298 12
8. KEK-u 17 5 0 12 174 : 267 10
9. Samadrexha 17 3 0 14 170 : 359 6
10. Vëllaznimi 17 1 0 16 150 : 370 2