Jo, kapitalizmit të egër të stilit Wayat Erp-Dock Holiday! Po, kapitalizmit demokratik dhe socializmit demokratik

Kolumne

Jo, kapitalizmit të egër të stilit Wayat Erp-Dock Holiday! Po, kapitalizmit demokratik dhe socializmit demokratik

Nga: Agim Vuniqi Më: 2 maj 2019 Në ora: 23:06
Agim Vuniqi

Njerëzit mendojnë se iPhonet, laptopët dhe Netflixi janë prova të progresit. Në disa drejtime, është e vërtetë. Për shembull, një sasi e aktivitetit në Google mund të jetë e mirë për trurin, ndërsa ka aplikacione që mund të rrisin funksionet dhe veprimtarinë e trurit. Megjithatë, avantazhet e teknologjisë vijnë edhe me pasoja të paqëllimshme.

Në trurin tonë “rivendosen kabllo të reja” prej teknologjisë, thotë neuroshkencëtari Michael Merzenich në librin e tij “Çfarë po i bën interneti trurit tonë”. Merzenich paralajmëron se efekti i teknologjisë mbi inteligjencën njerëzore mund të jetë “vdekjeprurës”.

Edhe ashtu bota e teknologjisë së sofistikuar digjitale ka përfshirë edhe Kosovën, ka zvogluar edhe ndikimin e gazetarisë zyrtare, duke pranuar atë alternative, në të cilën të gjithë e gjejnë veten, duke i dhënë asaj karakter të larmishëm. Në këtë konkurencë mendimsh nuk vlen më parimi i gradimeve shkencore, por i mendimeve logjike të cilat plasohen në tregun e lirë të lexuesëve, nganjëherë duke u degraduar në sharje, fyerje, ofendime kërcnime..., por butoni korrektuyes fshinë dhe bllokon ata që kanë prioritet konfliktin në fillim verbal, më vonë atë eskalues fizik. Prandaj njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm dhe mos t’u japin hapësirë atyre, duke i ekskomunikuar, dhe duke mos i përfillur fare. Të interesuarit japin edhe ashtu publikisht mendimet personale për rrjedhat e caktuara politike, kulturore, sportive etj. Këtë ndryshim e kanë kuptuar jo vetëm të rinjtë, por edhe ata më të moshuar, e kanë kuptuar edhe zyrtarët dhe pronarët Kosovës, duke anashkaluar ideologjinë partiake, duke gjetur veten në aktivitete profitabile biznesore, duke shkelur ligjin dhe kushtetutën-guximshëm. Të gjithë ata apo një shumicë dominante e tyre veprimet mafioze i konsiderojnë si gjë normale, duke përmendur nën dhëmbë kapitalizmin dhe tregun e lirë, që përngjanë më shumë me kapitalizmin e egër të Wayat Erp-it dhe Dock Holidayt, jo kapitalizmin demokratik, pse jo edhe socializmin demokratik.

Këtë konfiguracion të ri sistemor e ka kuptuar mirë qeveria dhe aparati i saj korruptiv. Prandaj qeverinë nuk do ta befasonin demonstratat paqesore gjatë festave të përditshme të papunëve, ngase ajo ka shumë nevojë për demonstrtata të dhunëshme, për blerje të kohës, dhe për të treguar se qeveria dhe minsitri i policisë është gjallë, bile për të pasur dicka të re në agjendën e tyre politike, sepse ajo duhet të dërmohet perbrenda gjithsesi, nuk qeveriset vendi vetëm me numra, por me politika të drejta për qytetare, me marrëveshje dhe koncenzus poltike pozitë-opozitë....

Komandantët dhe veteranët

Ata që shërbejnë 20 vjet në Ushtrinë Amerikane, edhe ata që luftojnë, përveq atyre që kane pësime të rënda trupore, për të cilet duhet përkudesje më e gjatë shëndetesore, kanë të drejtë në pension. Perndryshe veteranët dhe familiarët e tyre kanë përparësi në punësim në kushte të njejta, por edhe në asistencë sociale, sikur të tjerët, por këtë që janë duke e bërë komandantët sot, më tepër bëjnë për të përfituar politikisht ata, dhe subjektet politike për një numër më të madhë të votave. Ky karneval votëdhënësish vullnetarë asocion më tepër me “heimet” e azilanteve ku kanë kaluar kohën e rekrutimit “bosët” e tyre politik, gjithsesi jo për të krijuar nga ata parazitë me merita luftarake, ngase ju pa të drejtë po i shndërroni ata në mercenarë. Ata vërtetë janë heronjë dhe ashtu duhet ti mbajmë mend. Atyre duhet t’u mundesohet rikualifikimi dhe puna. Për këtë arsye keni një vrapim marramendës për të hyre në listat e veteranëve.

Duke analizuar gjenezën e luftes në Kosovë, veteranët e vërtetë janë qytetarët e thjeshtë, të cilët jetonin me dhjetëra, qindar e mija e më shumë te koncenturar larg banimeve të tyre, duke lëvizur nga një vend në tjetrin, për të ikur nga zonat e luftës, dhe qe bashkëjetonin me luftarët e armatosur. Janë përmbi 20.000 gra të dhunuara, për gjëmën të cilave dëgjoi edhe Komiteti për Politikë të jashtme i Kongresit të SHBA, të cilat pësuan edhe për shkak se nuk pati kush ti mbronë, dhe askush nuk ankohet, as ata që u detyruan të largohen dhuneshëm,permbi 1 milionë, për shkak të spastrimit të egër etnik serb. Por askush nga zyrtaret nuk mblodhen dëshmi, as kryesitë e subjekteve politike, të cilat nuk ishin në nivel të përgjegjësisë, per tu riorganizuar në kushte te reja. Tash ju shurdhojne me të bemat heroike të tyre, derisa komandanti legjendarë pësoi me familjen e tij 54 anetareshe, ku ishin atëherë ushtarët me armë, sot veteranet, numri i të cilëve bymohet cdo ditë?

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat