Rusia kërcënon Kosovën, kurse Tirana heshtë!

Kolumne

Rusia kërcënon Kosovën, kurse Tirana heshtë!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 29 tetor 2018 Në ora: 22:28
Vladimir Putin dhe Edi Rama

-Sepse qe 20 vjet diplomacia e Kosovës ushqehet me nonsenset e politikës së brendshme, duke parë ëndrra në diell, se do ta ”ndihmojë” diplomacia  e Shqipërisë e  Sali Berishëve, e  Fatos Nanove, e Pandeli Majkove ashtu sikurse, gjatë viteve (1989-1999),  kur Kosovën e harruan në  zjarrin dhe në flakën e gjenocidit të Serbisë pushtuese dhe agresore të kryekriminelit Slobodan Milosheviq.

Ky paradoks  është i pranishëm në jetën politiko-diplomatike të Kosovës, si rrjedhim i nepotizmit, i despotizmit, i korrupsionit dhe  i përzgjidhjes negative të kuadrove politike dhe diplomatike në nivel shteti, duke mos kuptuar secili rolin, detyrat dhe përgjegjësinë në fushëveprimtarinë e tyre. Mjerisht, kështu, do të vazhdojnë nonsenset e diplomacisë sonë, duke u marrë me vetëveten, sepse nuk e kanë mësuar  as në “kurset e natës” këtë leksion të së drejtës ndërkombëtare dhe të diplomacisë: -“TË JESH POLITIKAN I MIRË, NUK DO TË THOTË  TË JESH EDHE DIPLOMAT I MIRË DHE I SUKSESSHËM. FUNKSIONET DHE DETYRAT  E POLITIKANIT NDRYSHOJNË DIAMETRALISHT NGA ATO TË DIPLOMATIT, SEPSE POLITIKANI E DREJTON POLITIKËN, KURSE DIPLOMATI E KA PËR DETYRË TA ZBATOJË ATË. Për ta konkretizuar se këto dy nocione janë të ndërlidhura, po e japim një shembull të thjeshtë nga jeta e përditshme. Shteti është si një anije, politikani është  si kapiteni dhe drejtuesi  i timonit të anijes, kurse diplomati është MOTORI i anijes. Në këtë rast, pavarësisht nga aftësia e kapitenit të anijes, nëse MOTORI dhe të gjitha pjesët e tij nuk funksionojnë në mënyrë elastike dhe në të njëjtën kohë, atëherë anija gjatë lundrimit, jo vetëm se do të pësojë avari, por ajo kurrë nuk do të ketë fatin që të arrijë në cakun e vet të destinuar.” ( Mr.Mehdi Hyseni, shih në: Fjala Jonë, nr.10, 1997, f.10).

Me këtë shembull desha ta rikujtoj edhe politikën dhe diplomacinë e Kosovës, se ngatërrimi i përgjegjësiove dhe i kompetencave politiko-diplomatike nuk shpie në zgjidhjen e problemeve të brendshme politike, ekonomike, sociale etj., e as të atyre ndërkombëtare. Pra, nga aspekti  sin ë aspektin teorik, ashtu edhe në atë praktik këto dy nocione janë të kushtëzuara prej njëra_tjetrës, sepse politika e jashtme është refleksion i politikës së brendshme. Kështu që, nëse  në shkallë shtetërore mungon uniteti dhe  konsensusi mbi vlerat dhe mbi parimet, sigurisht se do të mungojnë edhe sukseset dhe rezultatet në planin  e brendshëm dhe në atë ndërkombëtar.

Edhe Moska si Beogradi  po luftojnë bashkërisht kundër Ushtrisë së Kosovës

Kjo ndërhyrje në çështjet e brendshme të Kosovës është pjesë përbërëse e strategjisë dhe e taktikës së politikës nga pozita e forcës me të gjitha format e saj, që në kuptim të  ngushtë dhe në atë të gjerë kontestojnë dhe mohojnë të drejtën e sovranitetit të popullit shqiptar të Kosovës, që  të vendosë vet për fatin e saj, me qëllim të parandalimit të çdo agresioni dhe çdo ndërhyrje të jashtme në çështjet e saj të brendshme.

Ia vlen ta rikujtojmë boshtin e diplomacisë Prishtinë-Tiranë, se kjo lloj ndërhyrjeje arbitrare e Moskës në punë të brendshme të Kosovës, është e njëjtë sikurse përzierja e dikurshme e Rusisë cariste dhe e Bashkimit Sovjetik në çështje të brendshme të Shqipërisë, përkatësisht të tërë Ballkanit, duke i konsideruar si zonë të sferës së interest ruso-sovjetik që nga Kriza Lindore 1876 -2018.

Kosova të ketë ushtrinë e vet, ndryshe rrezikohet të mbetet koloni si dikur Katanga dhe Biafra  në Afrikë

Reagimi i Federatës së Rusisë përmes komunikatës së Ministrisë së Jashtme të saj  kundër legalizimit të Ushtrisë së Republikës së Kosovës, është përzierje direkte e Moskës në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008-2018).

Kundër këtij paralajmërimi  të Rusisë, qeveria e Kosovës urgjentisht, duhet të reagojë ashpër kundër një akti të këtillë kërcënues të përzierjes së Moskës zyrtare në punë të brnedshme të Kosovës, sepse kjo ndërhyrje shtetërore e Rusisë, është në kundërshtim flagrant me  dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe me rregullat dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare.

Ky reagim kërcënues i Moskës, erdhi menjëherë pas  miratimit të Ligjit për formimin e Ushtrisë së Kosovës nga ana e Kuvendit të Kosovës, ku propaganda dhe politika e Beogradit dhe e Moskës janë bërë tejet të zhurmshme me deklaratat e tyre kërcënuese kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, duke u thirrur në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe në  të “drejtën koloniale” dhe në Kushtetutën e Serbisë (2006), se gjoja Kosova “është e Serbisë” !?

Mirëpo, kjo rezolutë e OKB-së (10.06.1999), që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës (17 shkurt 2008) si Prishtina, ashtu  edhe Tirana, duhet ta injorojnë prerazi, sepse nuk ka kurrfarë peshe juridike  ndërkombëtare pas shpalljes së pavarësisë së  Republikës së Kosovës, të cilën deri tani e kanë njohur mbi 100 shtete të bashkësisë ndërkombëtare (2008-2018). Kjo, do të duhej të ishte “vija e parë e kuqe” e politikës dhe e diplomacisë së aksit Prishtinë-Tiranë. Ndërkaq, “vija e dytë e kuqe”, duhet të jetë fromimi  urgjent dhe me çdo kusht i Ushtrisë së rregullt të Republikës së Kosovës. –“Vija e tretë e kuqe”, mbrojtja me çdo kusht e sovranitetit territorial dhe shtetëror e Republikës së Kosovës, që nënkupton  JO NDARJE, JO KËMBIM, JO KORRIGJIM DHE JO COPËTIM  të kufijve territorial të saj.  –“Vija e katërt e kuqe”, mbrojtja me çdo kusht e lirisë dhe e pavarësisë së Kosovës për çka e flijuan jetën mbi 13.000 mijë shqiptarë si rrjedhojë e agresonit dhe e gjencidit të Serbisë (1989-1999).  Mbrojtja dhe respektimi i këtyre “vijave të kuqe” është kusht i domosdoshëm  për  zhvillimin e politikës  aktive dhe konsekuente të bashkëpunimit me vendet fqinje ballkanike, të cilat, vërtet, duan paqe të përbashkët dhe të pandashme, si dhe siguri kolektive me shqiptarët, me Kosovën dhe me Shqipërinë. Me një fjalë, kjo do të thotë kundërshtimin  dhe luftimin e prerë të çdo ndërhyrjeje të jashtme ruso-sllave në çështjet e brendshme të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Në kuptimin më të gjerë, bashkëpunimi, stabiliteti, siguria dhe paqja në Ballkan varewn kryekëput nga procesi i shkolonizimit të mbi 3 milionë shqiptarëve dhe të më se gjysmës së territorit të Shqipërisë Etnike nga sundimi i egër kolonial shekullor sllavo-bizantin(Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia).

Pse Moska dhe Beogradi  kundër Ushtrisë së Kosovës?

-Kjo është  shumë e thjeshtë për t’u kuptuar, sepse Kosova pa ushtrinë e vet, nuk është shtet i përfunduar në kuptimin juridik ndërkombëtar. Derisa Kosova nuk ka ushtrinë e vet, Serbia  ushqen ambicie dhe mban gjallë shpresat, qëllimet dhe inetresat e politikës  grabitçare dhe hegjemoniste të saj, që “një ditë” me ndhmën e Rusisë,  Kosovën ta rikthejë nën suzerenitetin e saj kolonial dhe gjenocidal sikurse këtu e 100 vite më parë (1912-1999).

Kjo është esenca e deklaratës kërcënuese e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, ku thuhet : “Rusia i ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen komunitetin ndërkombëtar se tendencat e tilla nuk janë në përputhje me Rezolutën 1244, e cila thotë se Kosova duhet të mbetet nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve. Askush nuk mund të japë garanci se të ashtuquajturat forca të armatosura, të cilat përbëhen nga terroristë të UÇK-së, nuk do të përdorin dhunë kundër popullatës serbe në veri. Ushtria e Kosovës dëmton stabilitetin në Ballkan dhe nuk është në përputhje me të drejtat e atyre që jetojnë atje dhe e meritojnë një të ardhme të qetë dhe të sigurt”.

Me gjithë  kritikat  “jusitifikuese”  antiligjore , antishqiptare dhe antijuridike ndërkombëtare të Serbisë dhe të Rusisë, Ushtria e Kosovës, duhet të formohet sa më parë, sepse është  një nga atributet kryesore të shtetit të ri të pavarur të Republikës së Kosovës. Kjo nuk është çështje e brendshme as Moskës e as Serbisë, por vetëm e  Kosovës, sepse edhe sipas  përkufizimit të njohjes de fakto dhe de jure  e një shtetit të ri nga ana  së drejtës ndërkombëtare,  nuk mund të ketë kurrfarë shteti nëse nuk e ka ushtrinë e vet.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat