Hoxha pasqyron rezistencën kolektive të viteve të 90-ta përmes librit “Qyteti është kudo”

Kultura

Hoxha pasqyron rezistencën kolektive të viteve të 90-ta përmes librit “Qyteti është kudo”

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 20:12
Pamje nga konferenca

Pjesëmarrja e Kosovës në Bienalen e Venedikut është kurorëzuar me botimin e librit “The City is Everywhere” (Qyteti është kudo) të kuratores Eliza Hoxha.

Ky libër, i cili u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sjellë pasqyrimin e rezistencës kolektive në Kosovë gjatë viteve të 90-ta.

Ministri i MKRS-së, Kujtim Gashi tha se ky libër do të lë një dëshmi për rezistencën kolektive të viteve të 90-ta. Gashi ka thënë po ashtu se ky libër do t’i kontribuojë shumë gjeneratave të reja që ta njohin më shumë historinë e vendit të tyre.

E pjesëmarrjen e Kosovës në një ngjarje të tillë, Gashi e quajti storie suksesi.

Gashi: Vitet 90 i kontribuan shtetndërtimit të Kosovës

“Siç e tha edhe Jehona, padyshim ka qenë një prej pavijoneve më të vizituara nga të gjithë artistët edhe mysafirët që kanë marrë pjesë në këtë biennale. Jam po ashtu shumë i lumtur që përveçse rrëfimi ynë para botës në Bienalen e Venedikut do të jetë një pasqyrë e rezistëncës tonë kolektive, kjo nismë brenda nesh do të hapë derë edhe për rrëfimet e tjera të këtyre viteve që i kontribuan shtetndërtimit të Kosovës. Video”, ka thënë Gashi.

Kurse kuratorja e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut, njëherësh ideatore e këtij projekti, Eliza Hoxha tha se në Pavijonin e Kosovës e trajtuan çështjen e hapësirës së lirë në Kosovë gjatë kohës së okupimit, në të cilat filloi edhe rezistenca kolektive.

Hoxha: Libri sjellë rrëfime të viteve të 90-ta

“E kemi bërë një libër, i cili sjellë copëza rrëfimesh të akterëve të ndryshëm që e kanë përjetuar periudhën e viteve 90 në forma të ndryshme, kush si fëmijë, kush si i ri, si student, si bartës e familjes e si pjesë e proceseve politike, historike e ekonomike. Kështu që libri në fakt është një farë platforme që sjellë ide të ndryshme, qofshin ato personale apo edhe përjetime të caktuara, rrëfime të ndryshme dhe mund të jetë një bazament i mirë për të gjithë të tjerët që në fusha të ndryshme vazhdojnë të hulumtojnë për periudhën e viteve të 90-ta”, ka thënë Hoxha.

Pjesë e panelit ishin edhe Jehona Shyti,  komisionere e Pavijonit të Kosovës, arkitektja Ardita Byçi-Jakupi dhe sociologia Linda Gucia, të cilat folën rreth angazhimit të tyre dhe rëndësisë së dokumentimit të periudhës së viteve të 90-ta përmes këtij libri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat