Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare promovon tri botime të reja

Kultura

Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare promovon tri botime të reja

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:52
Pamje nga promovimi

Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare (ISEAL), ka bërë promovimin e tri botimeve të reja: “Urtësi nga Kosova”, “Rrënjë për t’u rritur gjetiu” dhe “Histori e pranishme e një shteti”.

Kryetari i Këshillit të fondacionit ISEAL, Regis Marion Veyron, tha se gjatë qëndrimit të tij në New York, në pallat të ekspozitave të artit ka parë foto të bibliotekës kombëtare.

"Unë mund te them që Kosova është në qendër të botës. Faleminderit shumë që jeni në numër kaq të madh sot të pranishëm", ka thënë ai.

Olivier Meuwly, bashkëautor, tha se është për keqardhje se është e vetmja konferencë e organizuar për këtë temë dhe për të ardhmen e Kosovës.

 "Qëllimi i kësaj konference nuk ishte të bëjmë bilancin e 10 viteve shtet, por më shumë ishim të interesuar të reflektojmë në lindjen e një shteti të ri. Ne jemi shumë krenar që Zvicra ka marrë pjesë drejtpërdrejt në implementimim e notarisë në Kosovë", tha ai.

 Ai tha se nuk ka ditur më herët që Kosova ka një vegëz të demokracisë direkte.

Driton Kajtazi, drejtor i Institutit Zviceran për Studime Shqiptare, tha se ndihet shumë i lumtur për këto botime. Ai ka folur edhe për qëllimin e botimit të këtyre librave.

"Janë mbi 60 mijë fjalë të urta, qe i kam pasur para vetës para se ti përzgjedh. Kosova është vendi i tejet i ngjeshur me histori, është si lloj anamneze. Kanë dashur të zhdukin gjuhën, por nuk kanë arritur. Kemi dashur që fjalët e urta dhe qëndisjet tona të prezantohen në UNESCO", ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat