Poezi

Kultura

Poezi

Nga: Agim Desku Më: 21 mars 2019 Në ora: 07:00
Agim Desku

Edhe kur s'ka shpresë jeta
Ti çelë si lulet e para të pranverës
Nuk je hije si e thonë poetët
Por,Diell që më fal ngrohtësi shpirti.

Më ty eci rrugëve të jetës se bukur
Mbylli shtigjet e urrejtjes se njeriut
Këndoj i lirë dhe të thuri hymne lavdie
Të shndërroj në lirinë time të fjalës.

Sa e madhe je poezi
Sa tërë bukuritë e Kopshtit të Edenit
Asgjë nuk të ndërroj me të vërtetën kur ma thua
Më je bërë heroinë e luftërave të shpallura më demonët.

Historia e jote poezi është e dhimbshme,por krenare më ty
Plotë plagët atdheu dhe çdo çast je shërimi i saj
Mezi pres mbrëmjet të flasim sebashku më perënditë.

 

FJALË GURI

 

Ngrituni në fjalë burri

Nëse e doni atdheun

Si fjalë guri.

 

Cili do të shndërrohet

Në legjendë

Kurrë për jetë

Vdekje s´do të këtë .

 

PËRBINDËSHIT

(Ante portas)


E di cila dora e zezë e hanibalësh kishte gisht

Në rikthimin e Rrugës Via Egnaitia

Harruat se do të takoni luftëtarët e udhës se kombit.


Asnjë fishek nuk e shprazëm për ju

Sa mēkat për perënditë.


Toka dhe deti mbetën fajtor

Pse nuk ju përmbysën në vend të Titanikut.


Ç´më djeg heshtja e Zotit tim

Kur për të gjallë ma vrasin fjalën e dhënë

Nuk kanë kë ta përqafojnë Ufot

Kur bota ngritët në heronjë të rrejshëm.


Nuk zhduket faqja e dheut si e menduat.

Asnjë pasaportë të kombit nuk e kanë të zhdukurit

Fjalët e nënave deri kur janë lotët e mi.


Gjarpërisht vijnë e vëjnë sypatrembur përbindëshit

Përse duhet të na marrin lirnë e luftëtarëve.

Fytyrat e dikujt një ditë do të skuqen para tradhtive të veta.


Herët a vonë zotnat ju mallkojnë

pa emër e lenë këtë racë demonësh.

 

Dikur me thoshte babai se ujët fle e armuku s´fle

Sot më duhet t´i thur hymne lavdie

Në çdo përvjetor t'i vëjë lule në lapidarin e tij.


Jeta e tij nuk e kishte parë kurrë lirinë

Vetëm në ëndrra ishte takue ndonjëherë.

 

Hanibalet Ante Portas në çdo kohë bëjnë roje ferri.

Përse përbindëshit s'ka kush t'i denoj.

 

LUFTËTAR

 

-Emër i praruar më ar

( Gjeneral Semit dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë)

 

E di nëse duhet kalue një jetë ferri

Për të jetuar afër portës se kopshtit të Edenit

Peng i fjalës mbeta në pritje kur yjet zbresin tokës time të shejtë

Çfarë do më sjellin ëndrrat venedikiane .

 

Çdo çast të jetës pres lajme nga frontet e betejave që shekujt s´ndalojnë.

Si ta provoj jetën nëse atdheu m'i ka marr dashuritë e muzës sime

E kam provue të flas marrëzisht kur s'kam më lutje

Kur dhemb për dhemb ķacafytëm deri sa hënës i mungon drita e natës.

 

Luftëtar të qofsha fal për çdo udhë që ma ndrite jetën

Tani eci vetëm pa frikë se fytyra ime do t'i ngjaj fytyrës tënde të lirisë.

 

Më se do merremi në kohën e lirisë luftëtari im

Ma ruaj shejtërinë e flamurit të ngritur betejave të lavdisë

Ngritu dhe pusho qiellit kryeneq

Mos u merr me stuhitë kur sjellin shi acarësh.

 

Sa do e ndërroja kohën time më tërë botën e artë

Nëse vetëm një ditë të isha një  luftëtar betejash për jetë a vdekje

Eh,kështu më mirë do t'i ruaja dashuritë e thyera titanikiane.

Dëshmitarë i kam perënditë dhe zanat që flisnin dikur gjuhën e zjarrtë të bac Ademit.

 

 

DY KOLOSËT E EPOKËS SIME

 

Në legjenda për tokën

Mbetët kalorësit e kohës sime

Frymë e Gjergjit ju burrëroi

Me djepin e Nënës Tereze ju pagëzoj.

 

Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova

Dy emra që sot dhe nesër i ndëron Kosova

Sa herë vijnë acarët e dimrave që ngrin

Tani e kemi adresën ku janë zjarrëtqë nuk mbërdhin.

 

Ngrohtësinë e lirisë nëse dimë ta mbajmë

E kemi fal penës dhe mendjes se të urtit Rugovë

Fal pushkës se krisur të bac Ademit për  liri

Kur më shekuj ishim të burgosur në robëri.

 

Bac të dyve ju thërras më një emër

Udha e kombit e shkurtoj për shumë vjet

Rrugën Via Egnatia të nisur nga ju

Ecim pra drejt nëpër secilin cep të Shqipërisë.

 

Se udhët janë plotë demonë,bajlozë dhe tradhtarë

Dhe ecim drejt as majtas as djathtas vetëm shqip

Në gjuhën e gjyshërve që përjetuan dhe u sakrifikuan

Për të vetmën Shqipëri pa krajl të zi e klysh të tij.

 

DET

Desha t'i fal sytë për pak ditē o det
Të di përse bien këmbanat e mbrëmjes
A mos vallë jetojmë ende në legjendat

e murosjes se Rozafës.

Çdo çast Bajlozët i mprehin shpatat e urrejtjes
Më mijëra vite toka e shqipeve

është mollë sherri e pazareve evropiane.

Zgjohu Agim dhe vraje heshtjen

se sot dua të shndërrohem në Gjergj Elez Ali
T'i marr plagët tua atdhe rrugëve të jetës sime
Derisa një ditë do të vetëdijësohet ndërgjegjeja evropiane.

Këtu jemi kur varrët i kishim sebashku me ju hyjni
Kur me perënditë mirreshim vesh në gjuhën tonë.

Më thuaj det çfarë më fal në këmbim të syve t'mi
M'i ruaj dashuritë titanikiane si relikt zemre
T'ia rikujtoj motrës se Gjergjit

se as vdekja s'më ndanë nga fjala e dhënë.

 

 

 

SHQIPËRI E TËRË

-Fishtiane

 

Shqipëri

Më dëgjo lutjen time

Përherë.

Të dua për tokë zanash

Dhe për shqipet n'fluturim

Që nga jugu në veri

Të tërë.

 

Shqipëri

Të dua pa kameleonë

As Bajloz të Zi.

 

Të dua si dikur

Të pandarë

Kur ishe Shqipëri.

 

Emrin tënd e lidha fatit

Shpatën e Gjergjit

Në çdo kohë e ngjesha

Shtatit.

 

SERENATË PRILLI

 

Me aromën e luleve

Vie tek ti

Pranvera ime.

 

Këngë zogjësh

Për një çast bëhem

Flakën e diellit

Për t´a zënë.

 

Mjaft më

Me acarët e dimrit.

 

Një nga lulet e mia

E ujita tërë jetën.

 

Më të e lidha fatin.

 

Të bukurën

Dhe të hidhurën

E ndamë

Në një mijë pjesë

Atdheu.

 

Zogjtë i kam dëshmitarë

Kur sofrën e shtroja

Për miqt e mi.

 

Sonte desha t´i thurë

Serenatë

Luleve të prillit.

 

 

KRYEZOTI IM

 

Kur zotnat krijuan botën

Kush i fali liri njeriut të sotëm

Më shumë se Kryezoti im.

 

Në shtatë faqe të tokës

Isha i vetmi i mallkuari i ferrit.

Por, jetën e Gjergjit e përjetova

si çlirimtar.

 

Me plagët e atdheut

Përherë u burrëruam.

 

Kurrë nuk u pajtova

Me vdekjet e parakohëshme

As si humbës betejash i tokës sime.

 

Nëse i lindim ndonjëherë zotnave

Sytë e shqiponjës na bëjnë dritë

Ndersa vetë dielli edhe në dhembje

Na rritë.

 

Edhe në u vërbërofsha një ditë

Fajtore janë fjalët e zemrës

Pse nuk dija të luftoj  si kryezoti im.

 

Sa afër isha ta ruaj yllin e Davidit

Kur dashuritë m'i shndërruan në plagë vdekjepruese.

 

Kurrë nuk u mora me fytyrat që e tradhtuan atdheun

Mua mëshitën tek perandorët e tyre

Tokën ia falën vrasëve të Apokalipsit.

 

Edhe në ëndrra rikthehu Kryezoti im

Se nuk jetohet as nuk vdiset pa ty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat