Pasaporta ime ie ti Shqipëri
Edhe atëherë kur s´kisha liri
Pa ty nuk isha i gjallë as nuk isha njeri
Kur jetoja në një ferr më djallin e zi.
Sot më vjen të bëhem njeri i krisur
Si të harrohet plisi i shkëlur e shekujt e robëruar
Tani kur jemi n´fluturim më shiponjat e Dardanisë
Besën e kemi dhënë se do flijohemi për Shqipërinë nënë.
Ka ndonjë burrë që këtë fjalë nuk e harron kurrë
Apo jemi tretë në Kullën e Fildishtë të djalllit vetë.
Të rrojmë më fytyrat e bardha pa ato të tradhtisë
Brezat s´do na falin nëse e keqja i ndodhë Shqipërisë.
Më shumë se kurrë i duhem dhembjeve të atdheut
Ndoshta lutja ime i vëhet në vesh hyjniut të Prometheut.
Bota ende beson se jemi kombi më i bukur dhe më plotë nder
Edhe pse të ndarë ,të copëtuar dhe të vrarë,prapë frymojmë të gjallë.
Dashuria e ëndrrës për të madhen zonjë
Për Shqipërinë e Gjergjit,Fishtës dhe Naimit
Kur e ngriti flamurin Ismajl Qemajli në Vlorë
Unë mbeta pa pasaportën e Shqipërisë në dorë.
Të drejtën ta dua pasaportën e Shqipërisë
Askush s'mund të ma marr as të më akuzon
Jam shqiptar si gjithë bota e mbarë
Të jetoj i lirë më çfarë të kam dëshirë.
Nëse dua të jetoj si mbret
Dua ta marr pasaportën vetë
Pa lutje dhe vonesë sepse
Shqipëria edhe mua më takon për besë.
Si të vije deri tek ti poezi
Kam një mijë vjet që e kërkoj rrugën për tek ti
Nuk di në jeton në tokë ,në qiell apo tek Bardi i ri
S´kam lenë gur pa e lëvizë nëse ti je pranë tij
Provova të të shkruaj nga dëshira për emrin tuaj.
Poezi emrin skush nuk e ka ma të bukur se ti
Deri në majen e Olimpit u mundova të të gjeja
Më pakëz dashuri pa urrejtje dhe një gotë raki
Më ëndrrën se ti jeton pranë diellit u zgjova të fluturoj.
E kam vështirë të ta them të vërtetën
Jetën e përbashkët e kemi unë dhe ti
Netët e vona përherë të vizitoj
Më shpresën se dhembja njerit do t'i kaloj.
Më muzën e kam të lehtë të thurim një varg për ty
Na merr edhe neve Ozonit mos na le në vetmi.
E di tani rrugën për tek ti poezi
Është shumë e vështirë, por aq edhe e mirë
Më ty dhembjet harrohen e plagët e shpirtit shërohen.
Epoka e djallit
Ç'djall hyri në epokën time
Apo unë hyra në epokën e djallit
Të njëjtë u bëmë në festën e sulltanve të tij.
Sa keq për harresën e kokës sime
Kaq shpejt harrova shpetimtarin tim
Kur nga një gur lumi në zhdukje edhe të vetë detit
Më fali fjalën më të bukur të diellit.
Sot kam ngrohtësi fal dritës se tij
Dhe eci përsëri në këmbë si fëmijë i lirë.
Ç'm'u desh ta harroj pjesën e jetës se mbetur
Pse të hy në vallën e dreqit
Kur ai qoftë larg meje serish i rrëfehet njeriut.
Çfarë m'u desh të hy në botën e djallit
Të rroj në shpirtin e tij e të puth buzët e mallit.
Shpetimtar festa ime je ti
Fjala më e shejtë drita e diellit në liri
Jo festat e djallit në terr tē zi.
Shqiptarë të mendjes sime
Ngrituni dhe festoni sa të doni
Festat e dëshmorëve dhe të rënëve për liri
Ka pesë shekuj kur Kryezoti im nisi betejat e lirisë.
Cili nga të fisit tim s'do e festoje festën e Shqipërisë
Nuk ka ma thot mendja edhe ëndrrat e thonë.
Ngritëni gotën për shpirtin e dëshmorëve të lirisë
Vetëm këta janë krenaria e Shqipërisë.
Rebeliane
-Përrallat rebele
Shpirtin ta këpusin përrallat rebele
Të krisur i hypën në qafë botës
Ju vërsulën kopshti tim më trëndafila
Ah,lakuriqe e natës vjell tym urrejtjesh.
Në cilën bishë a shtojzovalle më ngjan
Trupin katran nga fytyra e njeriut djall
Si e lejojnë perënditë këtë farë të shkël
Toka mëkatohet nga ecja e përrallave rebele.
S´dua të përjetoj vdekjet e përrallave rebele
E shejta ime mbetët vendimtare nëse jeta ime është e lirë
Këngët e hutinit e di po na sillën rrotull neve
Secila është më e thellë se thellësia titanikiane.
Kam dashur të pi ndoshta edhe të dehem
Dhe të dashuroj për inat të përrallave rebele
Jetën ia kisha lenë peng të bukurës more
Me miken vrapojmë cili ta puth më fort atdheun.
Mos u u zini për përrallat e mbetjeve rebele
Do t´ia shkurtojnë njeri-tjetrit gjuhën e mëkateve
Më të cilën pesë shekuj na mbajtën peng ferri
Sot o nesër do të fundosën thell vullkaneve të Etnes.
Poezi
Edhe kur s'ka shpresë jeta
Ti çelë si lulet e para të pranverës
Nuk je hije si e thonë poetët
Por, Diell që më fal ngrohtësi shpirti.
Më ty eci rrugëve të jetës se bukur
Mbylli shtigjet e urrejtjes se njeriut
Këndoj i lirë dhe të thuri hymne lavdie
Të shndërroj në lirinë time të fjalës.
Sa e madhe je poezi
Sa tërë bukuritë e Kopshtit të Edenit
Asgjë nuk të ndërroj me të vërtetën kur ma thua
Më je bërë heroinë e luftërave të shpallura më demonët.
Historia e jote poezi është e dhimbshme,por krenare më ty
Plotë plagët atdheu dhe çdo çast je shërimi i saj
Mezi pres mbrëmjet të flasim sebashku më perënditë.