Shkolla e vallëzimit modern ‘’Dancing House’’ në Gjilan është një shkollë me përvoje 11 vjeçare e cila përgatit grupmosha të ndryshme të fëmijëve për vallëzim modern & balet dhe popull! Gjithashtu ka dhe Zumba për femra (gra) & Yoga me instruktore nga Indonezia Ella dhe nga Prishtina Florida Shabani-Beqiri si dhe paket paramartesore për çifte!
Dancing House është mjaft aktiv në shumë organizime komunale dhe internacionale.
Në vitin 2017 kanë marr pjesë ne garat internacionale që janë mbajtur ne Shkup “Skopje Open 2017” ku përfaqësuan Kosovën dhe janë shpërblyer me vendin e parë, ndërsa ne vitin 2018 u shpërblyen me vendin e dytë, privilegj për ta sepse kishe shumë shtete tjera pjesëmarrëse si: Italia, Greqia, Kroacia, Bullgaria, Serbia, Maqedonia etj.
Tani janë duke u bërë gati për disa festivale njëri do te jetë tani me 30 mars “Macedonia Open”2019 i cili organizohet nga Federata Botërore e Vallëzimit në bashkëpunim me disa organizator nga Shkupi, por qe kanë një problem sepse Kosova nuk është e regjistruar në Federata Botërore të Vallëzimit dhe iu duhet te përfaqësojnë Shqipërinë, dhe tjetri festival do të jetë në muajin maj që në Greqi!
Dëshira e madhe e grupit për pjesëmarrje në “Macedonia Open 2019” dhë pregaditjet e shumta qe kanë bërë i shtye te marrin pjesë dhe të sfidojnë veten në këtë garë mjaft interesante, ndërsa për Greqi uroj te kenë suksese me viza sepse kanë mjaft komplikime dhe vlen të theksohet se të gjitha shpenzimet kryhen nga vetë këta dhe asnjë ndihmë nga Komuna dhe as Shteti! Gjithashtu janë duke u përgatitur për shumë projekte tjera që do ti kenë në pranverë!, bëri të ditur Naski Ahmeti, koreografe.