Ekspozita “Pranverë, verë, vjeshtë, dimër…dhe prapë pranverë” të enjten do të hapet në Shkup

Kultura

Ekspozita “Pranverë, verë, vjeshtë, dimër…dhe prapë pranverë” të enjten do të hapet në Shkup

Më: 2 prill 2019 Në ora: 14:48
Çifte Hamam

Autizmi në botë, ashtu si dhe në shtetin tonë ka arritur përmasa epidemike. Duke i vëzhguar problemet aktuale me të cilat përballen personat me autizëm dhe familjet e tyre në përditshmëri, si dhe faktin se numri i tyre rritet çdo ditë e më shumë, Galeria Kombëtare punon me përkushtim të madh për të zhvilluar pozitën e tyre në shoqëri, duke parë suksesin e tyre si suksesin të Galerisë.

Në ambientin autentik të Çifte Hamamit u organizuan punëtori krijuese te të cilat morën pjesë fëmijë të disa shkollave nga Shtipi dhe Shkupit. Kreativiteti i këtyre fëmijëve ka dhënë zgjidhje të ndryshme, duke punuar në lidhjen e materialeve të ndryshme të origjinës organike dhe joorganike. Nga e gjithë kjo punë doli ekspozita e ashtuquajtur “Pranverë, verë, vjeshtë, dimër…dhe përsëri pranverë”. Me anë të këtij projekti Galeria Kombëtare e Maqedonisë shënon Ditën ndërkombëtare të personave me autizëm, 2 prill.

Ekspozita do të hapet nga përkrahësi i projektit “Art për të gjithë” – ambasadori i Mbretërisë së Holandës në R. e Maqedonisë se Veriut,  Vauter Plomp dhe nga koordinatorja e projektit, Maja Dimitrova.

Hapja e ekspozitës do të vijojë me një pikë muzikor,  ku do të interpretojë violinist i ri FilipVollkan me program si më poshtë:

Vallëzim gjerman – V.A. Moxart

Konçertino për violinë dhe piano në a-mol – Oskar Riding

Ekspozita do të mbahet e hapur deri më 12 prill 2019

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat