Nis digjitalizimi i bibliotekës në Kosovë

Kultura

Nis digjitalizimi i bibliotekës në Kosovë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:52
Pamje nga lansimi i bibliotekës

(E plotësuar) - Njësia e parë në bibliotekën digjitale nisi me numrin e parë të gazetës Rilindja, e cila është botuar më 12 shkurt 1945 në Prizren.

Kjo u bë në kuadër të edicionit të 17-të të veprimtarisë kulturore “Java e Bibliotekës në Kosovë”, ku është bërë hapja e parë e bibliotekës digjitale në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se lansimi i bibliotekës digjitale është me rendësi për studentët dhe libërdashësit që është e nevojshme për studime.

Veseli: Digjitalizimi është i nevojshëm për studentët dhe libërdashësit

 “Jam i lumtur që sot e fillojmë këtë pjesë të projektit, i cili u krijon mundësi studentëve që të jenë të barabartë me studentët e vendeve të zhvilluara perëndimore, që në mënyrë digjitale të trajtojnë literaturën e cila është e nevojshme për studimet e tyre”, tha Veseli.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se bibliotekat, përkatësisht informacioni është një faktor vendimtarë në zhvillimin kombëtar.

Gashi: Digjitalizimi ka fuqinë e ndikimit arsimor, kulturor e social

“Derisa revolucioni i informacionit i ka vënë në presion të madh bibliotekat tona, t’i ndihmojmë ato për të përgatitur infrastrukturën e përshtatshme që të gjejmë rrugën e tyre të duhur në këtë ndarje dramatike teknologjike. Që të mund të ushtrojmë ato ndikimet e tyre jo vetëm në fushën e dijes për informacionin, por të kenë fuqinë e ndikimit arsimor, kulturor e social”, theksoi Gashi.

Ndërsa, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, tha se me hapjen e bibliotekës digjitale do të ruhet trashëgimia e shkruar shqiptare.

Gajraku: Digjitalizimi shërben trashëgiminë e shkruar intelektuale e kulturore

“Kjo bibliotekë do të shërbej si sistem ku do të ruhen në aspektin afatgjatë trashëgimia e shkruar intelektuale e kulturore e Kosovës, duke i respektuar të gjitha standardet ndërkombëtare të ruajtjes”, theksoi Gajraku.

Image

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe udhëheqës të Bibliotekës nga Shqipëria dhe përfaqësues të Ambasadës së SHAB-ve në Prishtinë, të cilët kërkuan që ky digjitalizim të trajtohet në mënyrën e duhur dhe të pasurohet e të zhvillohet me programe adekuate.

***

Dy dekada pas çlirimit dhe një dekadë pas pavarësisë së Kosovës duhet të punohet fort për shtetndërtim, duke luftuar korrupsionin dhe fuqizuar institucionet e dijës.

Kështu tha kryeparlamentari Kadri Veseli në hapjen solemne të bibliotekës digjitale e cila është bërë në kuadër të Edicionit të 17-të të Javës së Bibliotekës.

Veseli tha se lansimi i bibliotekës digjitale është me rendësi për studentët dhe libërdashësit që është e nevojshme për studime.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se kjo ministri është duke ndihmuar institucionet e dijes për zhvillimin e tyre.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Fazli Gajraku tha se Java e Bibliotekës synon vetëdijësimin  të gjithëve për biblioteka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat