Politikanët në modelin e suxhukut 

Kultura

Politikanët në modelin e suxhukut 

Nga: Nikollë Kërhanaj Më: 25 maj 2019 Në ora: 14:15
Nikollë Kërhanaj

Një grup shokësh nga Mali i Pashës, bisedonin dhe bashkërisht udhëtojnë me makinë dhe duke biseduar zbresin në rrafsh. Ata bisedonin për çështjet aktuale si në vend ashtu edhe  në vendet e ndryshme ku punojnë e veprojnë. Secili tregon nga diçka të kohës së sotme pa e ngacmuar njëri- tjetrin.

U ndalën në restorantin më të afërm në rrafsh dhe kërkuan nga një teke raki rrushi. Derisa këta  i ngisnin gotat për pije, kamerieri ua sjellë  edhe një pjatë me suxhuk të fërguar.

-Hë, çka paska të re tek ju? Pyesin mysafirët.

- Këtë  e keni gratis nga shefi i firmës!

Mysafirit nga Mali i Pashës i bie ndërmend se para pak javësh në fshat  e kishte pas zënë rryma një lopë dhe e kishte mbytur. Pronari i lopës e kishte thirrur pronarin e restorantit nëse ka nevojë për mish për qen. Pronari pranon kërkesën dhe shkon dhe e merrë kafshën e ngordhur nga rryma., kinse për t’i ushqyer qentë e shtëpisë. Mirëpo, ai atë mish e paska përdorur për të mbaruar suxhuk të cilin ne po e hamë..

Pas një kohe, një lopë e paska shkelur e mbytur një shofer(vozitës) me automobil. E pyesin fimaxhinë se mos po ka nevojë për mish të tillë, por ai thotë se nuk ka nevojë nga se ka mish të mjaftueshëm  dhe e hudhë në mal për ta humbur. Pronari i restorantit e kupton rastin dhe shkon,  e merrë kafshën e ngordhur në mal, e përpunon mishin dhe e bënë suxhuk’

Pas një takimi të rastësishëm me pronarin e restorantit, në pyetjen se pse nuk e mori kafshën kur e lutem, Ai, u përgjigj;

  • Mua më duhet t’i ndërrojë vendet e blerjes së mishit të tillë për t’i humbur

gjurmët dhe dyshimet  e myshterinjve për blerjen e mishit dhe punimin e suxhukut

  • S’ka dyshim se derisa suxhuku kushton rreth 3 euro, mishi kushton dyfish më

shtrenjtë, 6-7 euro. Këtu shihet interesi dhe humbja e gjurmëve duke blerë mish të tillë herë në Has, në Opojë, Vërri  Podrime e gjetiu.. Kjo është tregtia e lirë dhe lojërat që bëhen  në trageti, me konstatimin” Qitë çka të dush se e hanë pazari dhe e mbanë dyqanin”

Kolegu apo bashkëbiseduesi i tyre sadopak merrej  apo merrte “erë” në politikë tregon  përvojën e vet të dëgjuar e të provuar në jetë.

Tash po më bien ndërmend  se edhe politikanët e paskan aplikuar këtë metodë  për  përvetësimin  e  njerëzve-anëtarë.

Flitej se suxhuku  i Xheladinit, i Xhelës, i Zelës apo edhe i Velës qenkan njësoj...

Politikanët ministra, kur shkonin në fushatë (Përpara në Gjykatë pastaj në fushatë), dilnin në foltore dhe parasyshë kishin  anëtarët dhe simpatizerët e vet – kënd   ta marrin në kabinet.

Me të kryer fjalimin, një ministër i drejtohej Hasanit, por pas tij ishte Hyseni  i cili ia “shkilte“ syrin dhe automatikisht e kalon Hasanin dhe e thërret Hysenin  me porosinë e shkurtër:

  • Eja pas mbledhjes në takim për një bisedë !
  • Pas takimit elektoral, Hyseni sipas porosisë pup e n’takim.
  • Hysen, që nga dita  e nesërme je i emëruar në zyrën e kabinetit  tim – A more

vesh?- Po, iu përgjeg në  shpejtësi Hysen aga!

Kur shkon në qytetin tjetër, e përdorë po të njëjtën metodë.

-Gjat  fjalimit elektoral, ia vën “syrin” ndonjërit prej  anëtarëve të pranishëm në rendin e parë për ta përvetësuar, dhe pas fjalimit rutinor i drejtohet Hatës, por, pas sajë gjendej Fata e cila e prekë me dorën e djathtë cicën e majtë për ta joshur ministrin dhe i njëjti  e tejkalon Hatën  duke iu drejtuar tjetrës për t’iu lajmëruar pas takimit elektoral.

- Ajo i paraqitet me fjalë miradije e respekt.

Ministri e pyet: Si e ke emrin ? - Fate’i thotë anëtarja.

-Eh fortë mirë, ti je fati im i dëshirueshëm dhe që nga dita  e nesërme je e caktuar të punosh në kabinetin tim. A morre vesh?    -Si urdhëroni ministër!

-U kry muhabeti- nesër shihemi !

Kështu kryhen punët e kabinetit e të Qeverisë siç punohet suxhuku i Xheladinit, i Xhelës, i Xhevës , i Relës e i Velës. e Felës.

Pushteti i Xhelës si suxhuku i Zelës- shkon i lidhur singjir rreth’e përqark shtetit i pashkëputur. Ndërkaq, ai i cili e shkëputë rastësishte, ia sheh mullakun e sherrit....

Nga kjo, mund të themi se Pushteti është si provilegj e jo përgjegjësi. Në këtë mënyrë, privilegjia për përfitime materiale, është varfëria më e madhe intelektualle, morale e politike për ta forcuar pozitën në pushtet per veti,:Për shtresën e lartë të gatuarat –Për shtresën e ulët të popullit –të rruarat.>  .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat