Reparti i KA

Kultura

Reparti i KA

Nga: Zymer Mehani Më: 2 qershor 2019 Në ora: 10:10
Zymer Mehani

Kati i tretë

Dhoma numër 3

Unë e Shqipdoni

Rrimë krejt të qetë

Ky më thotë

-jam mirë

Unë i them

 -jo jo s jam lodhur me ty

Edhe pse njëri-tjetrin

Nga pak po e gënjejmë

Jemi vëllezër

U rritëm  e u burrëruam bashkë

Gjer tani mes nesh s ‘pat kurrë gënjeshtra

E tani që 15 ditë

Burrëri' s mund të mbaj

Përditë e çdo orë

Po e gënjej vëllanë.....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat