Për ndryshimin e vetvetes dhe të mjediseve shoqërore në botën shqiptare

Kultura

Për ndryshimin e vetvetes dhe të mjediseve shoqërore në botën shqiptare

Nga: Haasan Haasanramaj Më: 27 qershor 2019 Në ora: 10:44
Ballinat  e romanit me titullin “Ankthi” të shkrimtares të mirënjohur në botën shqiptare Kozeta Zavalani

Në pranin e dashamirëve të librit në sallën e Ministrisë së Kulturës në Tiranë u bë promovimi i romanit me titullin “Ankth” të autores Kozeta Zavalanit. Para të pranishmeve me recesionin e saj Emrije Krosi në mes tjerash tha:”Në pështjellimin e madh të rrëmujshëm pa formë dhe patrajtë, të letërsisë moderne shqipe, si në poezi, ashtu edhe në prozë po"hyjnë e dalin hajnat lebrose" të asgjësë dhe të askush. Në këtë vorbull të lëngshëm dhe larushë ndjesish "proletare" , "atdhetare", "pacifiste", “feministë", "proza" dhe plot -are gjithkush mundohet, të gjejë një "ishull" fantazie, për të shpëtua  "fantazinë" të piratit të Karaibeve, nga mbidoza e absurdit, të mbi prodhimit letrar shqiptar. Në këtë hulli, shumëllojshmëria dhe "liria" e rrëfimit plugojnë edhe djerrinat, ku fara bie në gurë shtuf. Të hulumtosh apo qëmtosh në botën e letrave, "letërsia femërore", ka hedhur rrënjë të forta këto vite post realizëm. Mungesa e kritikës, ka lënë "hapësira boshe" qenë sinkroni dhe diakroni me kohën, janë pragje terurës së dritës dhe errësirës. Këto “gropa të zeza” nuk mbushem me “mish” planetësh, por ushqejnë yllësit të ndriçojnë, sepse jo çdo ylli galaktikave të largëta, mund të prekë aurën e pragut "të shijes" së prozës apo poezisë, që "ta rrufitesh” me një kafe mëngjesore, në bregdet me valë dhe diell. Në këtë harmoni të puqtë, vjen libri “Ankthi” i gazetares, publicistë, poetes dhe prozatores së mirënjohur në botën shqiptare  Kozeta Zavalani.

Dashuria është një forcë e madhe lëvizëse e cila është  ndjenjë që të bën të ndiesh si në parajsë

“Ajo çfarë ka nevojë një grua nuk është të dominojë, por si natyrë-të rritet, si intelekt-të perceptojë, si shpirt-të jetojë e lirë dhe e shpenguar është në sintoni me kohën reale dhe  kohën“irreale”letrare, duke margjinalizuas femrën shqiptare si “personazh” apo si “autore”, sepse jo rrallë herë, nuk “përkrahet” në misionin e tyre emancipues të shoqërisë.

Por "Ankthi” i saj në roman, është ankthi i çdo gruaje. Frika për të qenë, nënë dhe grua ngjizet që në kohë lindjen. Çdo bësh me kohën tënde? Në botën e bjerrë vlerave njerëzore, në përgatitjen për jetën, duhet të qartësosh "tejqyrën" tënde, drejt një këndvështrimi sa me realist, aq edhe vizionar. Je grua.  Çka  duhet të bësh??!  Nga duhet t'ia fillosh??!. Nga vetvetja! Nga sinori i cepit tënd, i fund frikës tënde – tha në vazhdim të fjalës së saj Krosi duke kapërcyer vetveten, nga thellësia e shpirtit, nga djepi, nga pragu, të kapërcesh egon tënde!

Image
Kozeta pas përfundimit të tubimit kushtua promovimit të romanit  për pjesëmarrësit shpërndau nga libër

Të mposhtësh frikën tënde, të mbash partiturën e muzikës së jetës, dashurisë, sepse “përmasa e madhështisë” është e pasosur, ku forma e “pa ngopjes” me lumturinë nuk peshon, në kandarin e meditimit, ku përmbajtja ka formë, dhimbja akuzë, kur luftojmë, për jetën, të vërtetën, ardhmërinë.

“Lumturia është kombinimi i eliminimit të humorit të keq dhe arritjes të asaj që, një person dëshiron në jetë. Pra, lumturinë nuk e gjen, ajo fitohet, por kjo, nuk do të,thotë, që do të, arrihet, brenda, natës, ose në pak javë. Në mënyrë që të jeni të lumtur, duhet ta edukoni veten rreth emocioneve të këqija. Prej të cilave po vuani dhe të mësoni mënyrat, që mund t’ju ndihmojnë të largoheni prej këtyre emocioneve

Atëherë në rrugëtimin tënd "plojat e fatit" janë me kurthe dhe kalisa, por duhet t'i kapërcesh, mos u bëj pre e frikës. Largoje hajnin  e ëndrrave dhe dëshirave  për të" drejtpeshuar kandarin" e të mirës dhe të keqes. Të jesh femër, nuk është risi, por sfidë e pafundme e jetës, në luftë me vetveten dhe përditësime tënde, për të perfeksionuar besimin dhe dashurinë përveton, trupin tënd, për të mposhtur dobësitë dhe frikë  tua, për të pranuar dhe korrigjuar gabimet drejt Triumfit dhe të Vërtetës. Të jesh femër, nuk duhet të përkulesh, por të qëndrosh në këmbë, të ecësh "gjunjazi" kur rrëzohesh, të zhytesh deri në llumin e "zhabave" të moçalit të jetës, të shoqërisë ku jetojmë. Romanin "Ankthi" e kam trajtuar në rrafshin e dy kohëve rrënimtare:

Në kohën e sotme, Klara personazhi kryesor femëro në këtë roman dhe Marina gazetarja që lufton me sëmundjen e saj - kancerin e gjirit një betejë e miliona grave në të gjithë botën, një sfidë me kohën dhe veten, sa e humbur dhe e fituar, Klara duhet të jetojë për të luftuar, apo të luftojë për të jetuar, për dashurinë: “Dashuria është një forcë e madhe lëvizëse. Ajo është një ndjenjë që të mbush dhe të bën të ndiesh si në parajsë. Është vërtet  e bukur që të biesh në dashuri, por jo gjithmonë e lehtë për ta mbajtur atë. Njeriu ka nevojë të jetë i dashuruar, veçanërisht ta duan, që është edhe më e vështirë, megjithëse asnjërën prej këtyre ndjesive nuk e kemi në dorë vetë, diçka duhet të bëjmë për të vendosur një normalitet. Të duash në kuptimin më universal të kësaj fjale, është një detyrim”, për karrierën; “dua të jetoj edhe disa vite, sa të përfundoj romanin tim, të martohem, të kem një fëmijë, të fitoj para dhe ta shpie atë nëpër botë, ku do ta njohin miqtë e mi. Unë porsa e kam filluar jetën, sepse trashen dekadenca e saj, mes frikës dhe  ankthi, duhet të "thyhen tabutë", të jetosh me pafuqinë e qenies tënde të brishtë, që të udhë përshkosh fatin tënd si Dranja e Camajt, në amullinë ," e kodeve te vjetra" dhe nën trysninë e kohës ma rroke shqiptare mentaliteti tipik ballkanik ku femra s’ka "forcë" dhe duhet të nënshtrohet, realiteti i paskrupullt, i “pathyeshëm” maskilist duhet të pranosh: ose mënyrën e jetesës me mbështjellje ankthi të përjetshëm, ose një spartane luftëtare, si gladiatorë triumfues. Problemi që nuk shteron për Zavalanin është koha autoriale dhe koha gazetareske një  tekst që nënkuptohet shumë faqe, samitet dhe konferencat për gratë, bota e televizionit apo bota virtuale e të qenit përjetësisht e bukur në mënyrën më të keqen, me bisturi duke shprishur ekuilibrat e femrës "natyrale" të kolme, me thinjat dhe rrudha, nën presionin e "bukurisë fatale" të Mona Kolet apo të internetit. Ata mëkojnë me tamblin- jetëdhënës, drejt "makinës së memories" me kërkim të Zotit. “Zot, më ndihmo të kujtoj që asgjë nuk do të më ndodhë mua sot, nga ato që ti dhe unë së bashku nuk mund t’i drejtojmë e manipulojmë. Më jep o Zot një dorë dhe një sy vrojtues, që askush nuk do të lëndohet, kur të kaloj unë”.  Zoti është fuqia dritësore, që hap dritaren kur ardhmëria rrugëton në trenat e shpejtë, dhe kohen fraksioneve në mijëra sekonda, ku kujtimet, udhëtimet, takimet, vendimet, pyetjet, përgjigjet, dashuria, mungesat, vuajtjet, hidhërimet, shpresat,  me dikotominë: jeta dhe vdekja! Klara jeton. Dashuria është jetë. Gjithçka, gjithçka, që unë kuptoj, e kuptoj vetëm sepse dashuroj. Gjithçka është e kufizuar vetëm nga dashuria. Dashuria është Zoti, dhe të vdesësh për mua, një grimcë dashurie të kthehet mbrapsht tek origjina universale dhe e përjetshme e dashurisë,  Zoti është shëlbimi i përtej jetës dhe pasvdekjes. A besojmë tek pasvdekja??!

Image
Kozeta një foto për kujtim me të rejat- adhuruese të librit dhe të fjalës së shkruar

Zoti është fuqia dritësore, që hap dritaren kur ardhmëria rrugëton në trenat e shpejtë...

Në këtë pjesë, rrëfimi në kohën e ardhme, nuk konfiguron "hapësirën dhe kohën" letrare, sepse dallimet mes letërsive gjinore- të femra dhe meshkujt, janë rrafshuar, sipas Virginia Volf, "një femër duhet te ketë para dhe një dhomë për të shkruar prozë letrare", sepse "koha e leximit" është ardhmëria dhe beteja e Klarës është transmetim i kumtit të jetës. Kozeta Zavalani, si shkruese, me moton: femrat për femrat të cilat janë krijuese të pemës së jetës, ata mëkojnë ardhmërinë, janë “roje” të jetës, janë vajtoret e vdekjes, janë “ilaçi” i dashurisë, janë ato që përballen me fatin. Metafora e jetës,- sfidë, dashuri, shpresë, rilindjes- vdekjes– frikës, pasigurisë, ankthit, tmerrit, përcakton kohën e ardhme të veprës, sepse koha jonë nuk është e përjetshme, por njerëzimi, fatkeqësisht, është në ankth për të ardhmen dhe po harron të tashmen. Termi "horizonti i pritjes" është për lexuesin e kohës së tashme dhe të ardhme. Duke qenë se Zavalani - si femër shtegtare dhe me karrierë, lexuesi dhe vepra e saj"konsumohet" nga tregu jo i paktë i librit shqip të këtyre tri dekadave. Ajo shkruan për problematikat dhe frika e femrave të tipit Daniele Steell, kur letërsia e saj "quhet letërsi konsumatorë" në tregun botërore të "leximit" kryesisht femëror. Si përfundim: Romani me titullin “Ankthi” i autores Zavalanit, vjen çiltërsisht i shkruar thjeshtë, me një gjuhë përshkruese frymë pezull, ku çdo femër, grua, vajzë mban frymën dhe "formëson brendinë e shpirtit". "Ankthi" nuk është aspak i ankthet, por zhvendos kode letrare në kotësinë e pafundme të botës femërore, që përshkruhet mjeshtërisht nga një stil i çlirët prej femre, si Kozeta Zavalani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat