Frikë, Sot të kesh edhe pas vdekjes. Ikjes
Shkaku, se: partizanët e partive politike:
I ndërruan rrospitë, mu si Ti gratë besnike
Nateditë, gjithë jetën fjetën me Xhadinë.
Dhe, të vrasin me “Akademi Përkujtimore”
Edhe, atë: Jo, në Ditëlindje. Po, ditëvdekje.
Vetëm e vetëm, rrufjanët ta shpëtojnë veten
Pas “Shtëpisë sëmurë”. Halesë, lajnë fytyrën.
Halldupët, që Dje të spiunuan në Redaksi
Edhe, të përzunë “patriotët” nga puna?!
Arsye, se: Ti nuk dole kundër vëllait Kadare
Vetë dolën me shpifje në gazetë. Vazhdime
Dhe, u shpërblyen me poste politike. Çmime.
Sot, derdhin rrëke lotë krokodili. Ikjes Tënde
Pispilosen para kamerave televizive, kopilat.
“Kujtime”, shpalosin me misione policore
E, Ti përsëgjalli e le me “amanet”: rrufjanët
Nuk i dua në Shtëpi, përcjellin mes varreve
Fjalimeve patetike. “Akademive përkujtimore”!.
Herët, i njohe në Redaksi. “Shtëpinë e sëmurë”
Kurrë nuk e dite se, Një ditë, pas ikjes Tënde:
Rrufjanët, të përkujtojnë me ditëvdekje. Zie...