Kërmilli në bregdet!

Kultura

Kërmilli në bregdet!

Nga: Sevdail Hyseni Më: 3 gusht 2019 Në ora: 08:37
Ilustrim

U mërzit kërmilli,

Në guaskë të vetë,

Vendosi të shkoj,

Një javë në bregdet.

 

E doli si dalin

Nudistët bythëtrashë,

Lakuriq i zhveshur

Turravrap në plazh!

 

U çmendën turistët

Desh ngritën padi,

Çdo hap të kërmillit

Ndiqnin me bezdi!

 

I thanë të largohej

Larg-larg nga Ulqini,

Ose do ta çojnë

N’fabrikë konservimi!

 

U vërejt keq kërmilli,

Lëshoi jargë nga goja,

Me guaskë më falni

S’mundem të notoja!

 

Keni ardh’ me nder

Të laheni pa derte,

Po ju pse si morët

Shtëpizat me vete?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat