E humbi njerëzia vlerën
Dy gurë s'i lënë bashkë,
S'ta hap më kush derën,
Rrallë gjen njerëz bujarë.
Të turrur pas pasurisë
Veç atë në plan të parë,
Larguar prej dashurisë,
S'njohin as nënë e babë.
Në azil kaluar pleqërinë
Eh të mbetur, si qyqarë,
Mashtruar u vënë firmë,
Shtëpinë e tyre të marrë.
Ku e çojnë shpirtin s'e di
Kush i rriti si s'e menduan,
Ata dhënë shkollë, lumturi,
Prindërit një jetë munduar.
Nëna gjumin, për ty e harroi
Kur u sëmure, të dy në siklet,
Rritur fëmija, s'di se nga doli,
Lëndim tyre paguhet shtrenjt.