“Nana Dhija” e Dorit - Bota Sot
“Nana Dhija” e Dorit

Kultura

“Nana Dhija” e Dorit

Nga: Gjon Marku Më: 18 gusht 2019 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

 

Ishte e shtuna e parë e muajit tetor, e trevat tona katolike të nesërmen festonin festën e Shën Mërisë. Po unë nuk kisha shkuar në fshatin e lindjes siç bëja zakonisht, sepse atë natë për të ndezur ndjenjën time shpuzë, më kishte ardhur e dashura ime deputete në parlamentin e Kosovës. Ajo si ikonë me zë të përmallshëm pas asaj bresherie puthjesh e përqafimesh më kishte thenë:- Në ty due me u shkri.

 

Sa herë ajo vinte, brenda meje shpuzonte zjarrin e shkimbur. U lava e pastaj u ndala para saj. Ishte ora dymbëdhjetë e dhjetë minuta e natës e ne ishim krej lakuriq me buzët e cokërruara si gotat mbështjell prej atij tërbimi të ëmbël. Nata drithërohej tërbuar prej epshit kur nga telefoni më vjen një sinjal.

E mora telefonin dhe menjëherë pava mesazhin.

“Nesër në orën pesë të mëngjesit takohemi te “Hotel Universi.” Do të jemi në Milot. Mos mungoni për asnjë lloj arsye” Drejtor Dorjani….”

Kafshë, kisha turfulluar. Po grua a ke more idiot? Apo e le të presë me ankthin e shtratit të ftohtë. Por pasi kisha lëshuar ato sharja fatale fjalët m’u lidhën nyje në gojë e brenda vetes gjurmova ta cingris inatin zemërak. E ndërsa vështrimin e hodha në sytë e saj, ku sikur pinte dritë një ylber, s’fola me tej asnjë fjalë, si të isha turpëruar nga lakuriqësia ime. Heshtëm sy ndër sy vëzhguar. Ajo sikur shpuzoj zjarrin e shkimbur duke u munduar të mos e japë veten dhe pse sikur ia puthte puhia faqen ngjyrë alli. O zot, sa idiot që është, kisha menduar, s’na la as këtu në strofkën intime mes nesh. Asgjë tjetër s’kam për të thënë sonte, mërmërita në vend që të kërkoja falje. As në këtë natë gjuetirash, shqetësismesh, dridhjesh shpirti s’të le more idiot. Trup më trup ndizet thëngjilli i limfës. Trupi i saj plot musht. Sonte unë e ti do ta mbajmë natën zgjuar, fola dhe e përkëdhela gjithë dashuri miken time. Mbështetu një çast e prehu në mua, gëzoju të puthurës së ngrohtë, mërmëriti ajo që s’kishte asnjë pikë faji pse unë se duroja dot injorancën e Dorianit.

Kaloj ajo natë. Të nesërmen kur unë mbërrita në Milot, ana tjetër e rrugës është terr. Plepat anëve më përhiheshin si shtegtarë murgj. Pasi kisha pritur jo pak, u hap njëra prej kafeneve e unë u drejtova në tavolinën pran qoshes së asaj pijetoreje të qytetit plot gabelë. Eh ky treg, që mbiu heret në gji të qytetit, mendova, e aty në atë tavolinë të kafenesë në një gjendje mërzie brenda meje u zgjua kujtimi i largët. Është një treg që mbiu heret në gji të qytetit më të rremujshëm në botë me urën që sheh mbi kodër. Përskaj lumit shkon udha e madhe. Ç'trishtim që jeton ky qytet brengë, ku shumë gjëra ecin për mbrapsht. Në këtë treg ku jeta zgjohet heret, ne turremi pa dalë drita të dukemi sikur po bëjmë namin sot ditën e festës së Shën Mërisë, ndërsa njerëzit brofin turrevrapi në këtë ditë të fundit të javës të sigurojnë bukën e gojës. E hodha vështrimin në kthesën e lagjes së vjetër, ku një pjesë e kolegëve të mi turreshin drejt hyrjes së tregut.

S’kishte kaluar shumë kohë, Nata qe në të sosur. Ndërsa yjet puthnin agimin, mbërritën të gjithë kolegët. Qelqet e lodhura të syve tregonin mosngopjen me gjymë. Ne e kemi shpirtin në palcën e gurit, më kishte thënë njëri prej kolegëve që kishte nëntë muaj pa bërë asnjë ditë pushim, pasi të shtunave duhej te ishte ne doganë e të djelave nëMilot.

- Përse nuk erdhe tek hotel “Universi” siç u kam njoftuar,- foli me ton të ashpër drejtori, duke dashur të tregojë autotritet që në fakt kurrë se kishte pasur.

- Së pari, thuhet mirmëngjes, drejtor, pastaj këtu jemi në pazarë jo në zyr megjithëse ju e keni të vështirë ti dalloni.

-Mirë, mire, se do takohemi dhe në zyrë. Tani enduni kudo, përvidhuni dhe vini nën kontroll tregun.

Në tërthoren e shikimit të tij dukej se e kishte vënë re ironinë time. Sa idiot kisha menduar, ti e ke mendjen mushkë, ma prishe natën e ëmbël që drithërohej prej epshit me urdhërin tënd idiot për të dalë në punë e tash jep urdhëra që nuk kanë fare lidhje me ne e me punën tonë.

-Ne jemi autoritet inspektimi qëndror, e kjo është detyrë e bashkisë ne thejsht mund ta monitorojmë, - fola unë por ai turrej tej, poshtë urës, për të kaluar në tregun e kafshëve, ku tinëzisht kërkonte të zinte mat ndonjë fukara.

Qielli është si një kupolë e qelqtë. Në Milot dielli ra përskithi.

-Gjyshja e Dorit ka vdekur, - më mërmëriti në vesh njëri prej kolegëve.

-E shkreta ajo rrezikzezë. Po ky orziu çfarë prêt, pse nuk niset për në mort?! Por tjetri heshti, ndërsa unë mendova: -Të ka kënduar te koka këngë djepi, ndërsa ti je larg saj, sot kur ajo ka veshur petkat e dekës. Të është ndryshkur shpirti si ai parmaku i dyerve të vjetra drejtor.Dëshiroja t’ia thosha me zë të lartë këto fjlë që më gufonin nga shpirti. Por edhe po të flisja s’i vlente atij mendimi im krahthyer.

Mu kujtua ajo ditë kur kishte ndërruar jetë nëna ime. Në fakt sa herë e kujtoj më bijen një nga një lotët e mij. Bashkë me ta noton kujtimi im për të. E ndërsa një pjesë e kolegëve të e mij turreshin pas tij, unë u drejtova sërish drejt kafenesë. Me kujtimin e nënës time nëpër kokë mu bë sikur dëgjova zërin e saj të kulluar. Qanë gjyshen e Dorianit me fjalë. Nipi ikte të mos e varroste.

Akoma se kisha mbaruar kafen, kur me thirrën:- shpejt, shpejt, po uluret, vrapo!S’pata kohë as të pyesja çfarë kishte ndodhur dhe renda drejt kolegut.

U futëm në tregun e kafshëve.

-Njëri prej kasapëve paska prerë një ftujë e Dori e ka kapur. Tani duhet…

- Çfarë duhet faqja e zezë e Dorit,- e ndërpreva unë rrept ë dhe renda pas tij…

Patkonjtë e kuajve që prisnin të shiteshin shkreptinin vetëtima. Njeriu për njeriun është një qen i zbutun që të ha vjedhurazi pas shpine, tinëzisht si Dorjani, mërmërita.

I tejdukshëm shikimi yt. Si zog mishngrënës turrevrapi yt përmes turmës, si një qytet plot kafshë anonime. Tregtarët vështrojnë me habi. Sytë e tyre të lodhur flasin përqartë. Shpërndahet aroma e derrave, e kuajve e bajgave e padukshme dhe besdisëse sat ë merrte frymën. Zogjtë skajeve ikin idhshëm. Qentë e lazdruar duke bredhur angullinë brigjeve të lumit të Matit.

Dhia kokë prerë rriktë këmbët. Mu duk si gjyshja e Dorit, e sikur dëgjova gulçin e momentit të fundit të jetës së saj. Në mendimin tënd krhathyer, në momentet e fundit ti ke pritur Dorianin. E mbshtjellur nga rrjeta e zezë e dhembjes. Në mjegullën e kujtesës tënde ke këngët e djepit dhe ninullat që i këndoje kur ishte në djep. Është derdhur nëpër muzg mungesa jote, biri im, ndoshta ke folur nëpër kllapi. Rri sonte te unë ndoshta i je lutur. Vjeshta këtë ditë është kthyer në mall tek ti, moj gjyshe e bekuar. Po ti në ç’lot e ke fshehur mallin për nipin, apo atë lot s’do ta shohë askush pse ndjehesh e turpëruar. Dhe e brenda vetes e merr pikëllueshëm në atë botë.

Ai endet kudo, përvidhet të përgjojë, të gjejë një ftujë viktimë që ta marrë vesh drejtori i madh, që të nënështrojë e të mposhtë njeriun që kërkon të festojë ditënatën e Shën Mërisë. Pas teje gjyshja e Dorianit në shtëpin e vjetër, ai s’ka ç’farë të kërkojë ai s’ka fëmijëri.

Në kujtesën e tij të shkallafitur ai mendon se si të formulojë informacionin për drejtorin e madh. A do t’a mirpresë ai lajmin televiziv. E kur mendon këto, turret si zog mishngrënës.

E vështroj një tejtër koleg. Shikimet tona kafshohen në shtegballin e tij të rrudhur. Nga dhimbja shoh neveri. Oh medet, kjo nuk është Shqipëria që duam, sikur thoshte shikimi i tij. Desha ngurrimin ta shkundja, por fjalët e kishin humbur fuqinë magjike. Një si hije sytë mi mbuloi. Pava veshjen e tij prej…, ishte e neveritshme. Çfarë mund të bëja unë që isha njëri ndër të pabindurit e tij.

I mbylla sytë dhe desha të lutem pak, por mu shfaq imazhi i nënës time, dëgjohej zëri i saj i kulluar. Qanë gjyshen e Dorianit me fjalë, nipi ikte të mos e varroste. Turrej të varrostë – “Nëna Dhinë” në Milot për t’iu servilosur drejtorit të madh.

Gjyshja plakë merr udhën për në atë jetë me besimin e humbur tek Doriani. Mallin për të e le në shtrgtimin e zogut të vjeshtës. Ai s’ishte gjë tjeter, vetm se një zog i zi, si zog nate, që turrej drejt atij qyteti të rremujshëm të ngjesë shkallët e karrierës në çdo menyrë. Oh medet! Kjo nuk është Shqipëria që duam, kjo është hallka e këputur e saj, mendova.

Kur servilizmi i ethshëm lakmon, dëshira e pabindur të struket në gjoks. Në rrënjët e zemrës tënde të prishur e në buzëqeshjen tënde të idhët shihet ligësi. Tinzisht turresh të lajmërosh drejtorin se ke bërë heroizëm dhe ke bllokuar “Nëna Dhinë” e therur. Ajri sa vjen e merr ngjyrën e mërzisë. Kush të njeh rri larg teje ti c’ka s’mund të bësh se je i pa soj, burracak. Ke pikur këtu i panjohur, i paditur. Nuk bëhei fjalë të jesh gojëtar. Përkundrazi je gojëzi me një fjalor të mangët. Mu kujtua momenti kur i klisha dhuruar dy libra dhe ai me mburrje mediokri kishte thënë se nuk lexonte por lexonte gruaja. E ç’far mund të them. Ndoshta atje te kthesa e lagjes së vjetër më humbi një mendim në udhë. Asnjë fjalë këtu për tragjedinë tonë, mërmërita. Imazhe dhimbje, pikturoja në pluhur me hapin tim në largim drejt kafenesë.

Prej Tirane kishin udhëtuar besnikët e tij që s’po i kuptonin urdhërat e tij idioteskë.

-Merreni këtë dhi dhe futeni ne makinë. U bllokuan dhe dy kuintalë peshk . Edhe ai ne në të njejtin bagazh, jashtë cdo rregulli dhe norme ligjore u dërguan në banjon e institucionit.

Specilaistët e vërtët s’gjenin asnjë klauzolë ligjore për këto veprime idiote dhe shfletonin ligje. Institucioni qelbej kërmë. Po për të kjo s’kishte rëndësi. Ai turrej të jepte informacione se kishte bërë atë që specilaistët e asaj treve se kishin bërë ndonjëherë. E si mund ta bënin ato këtë gjë të gjith ishin dikushi e jo askushi si Dori

Kur dielli do të shknte, ai brofi turrevrap të ishte në aeiroport. Do të nisej për në kryeqyetin e shatërvanëve të bardhë, ani se gjyshja ishte e vdekur, por ai ishte ilumturuar se “Nëna Dhia” gjendej në banjon e institucionit që drejtonte. Kur qielli pikon verdhë zi, ai kishte nxituar të publikonte fotot e para. Donte të bënte disa foto t’i publikonte e nëpërmjet atij publikimi t’u jepte një mesazh miqve të tij të rrjeteve sociale e t’u thoshte se kishte parë botë me sy.

Oh medet! Gjyshja vdekur, nisur në rrugën pa kthim, e s’ke për ta parë më kurrë, orëzi. Në ëndrrat e saj kishte të gdhendur emrin tënd.

I pava ato foto dhe ndjeva neveri. Mbi shkretëtirën e mendimit tënd të zi turresh deri te kjo bokërrimë e gërryer pikëllimi. Ti nuk jeton për veten, po për të tjerët, orëzi.

E përcolla atë ditë me një pikëllim të fshehur. Brenda meje sikur kishte grahmareshë të mërzitshme dhembshurie, e sikur kisha parë një ëndërr trishtuese. Nata është një shtrat prej klithmash, e sikur ishte mërzitur gjumi me ëndrrën. Më kishte zënë një trishtim deri në pagjumësi. Çdo gjë është e trishtë sonte mendova.

Si plhurë përmbi liqenin e Lazgushit mjegulla tëhollet e vidhet brigjeve. Gjyshja e Dorit ecën nëpër mjegull për në botin tjetër. Si hije përkrye bokës ikën si fantazëm gjyshja e tij me një shark të bardhë legjende, në qetësinë e të vdekurve. Silueta e saj horizontin si çapitje kose do të presë. E pashë një shpirt që shëtiste nëpër zyrën e tij. Në banjon e institucionit ku unë punoja e Doriani drejtonte shfaqen hijet e të vdekurve. Në zyrën e tij degjohej një zë i beftë pëshpëritës. Ishte zëri i gjyshes apo “ Nëna Dhisë së festës së Shën Mërisë, dhisë viktimë këtë se mora vesh kurrë.

Të nesërmen isha nisur për në punë. Sapo i isha afruar institucionit kisha vënë re një koleg që villte . U ktheva mbrapsht dhe renda për në kafenenë përballë. Ndoshta ka mbetur shtatëzanë me drejtor Dorin, kolegu, mërmërita me neveri….

Kishte mjaftuar ajo ditë e Shën Mërisë dhe qëndrimi im, sidomos për “Nëna Dhinë”, që të kërkohej çdo dokument që kisha formuluar unë. Isha dërguar në komisionin disiplinor bashkë me më të kualifikuarit kolegë. Megjithatë unë dhe zogjtë se njohinm gjuhën e klithmave. S’kishte si të ndodhte ndryshe. Ne s’ishim as si dy re që piqen rastësisht. Kisha heshtur dhe po duroja pa fund. edhe pse brenda meje sa herë e dëgjoja të bulurojë nga zyra e tij rrufetë këndonin këngën e furtunës.

Drejtor Dori çdo ditë vinte prapa meje të zinte shkeljet e mija ligjore. Kolegu që inspektonte me mua, fshehtas më incizonte, filmonte, telefononte dhe informonte. Çdo fjalë ia përcillte drejtor Dorit, e drejtor Dori ia thoshte drejtorit të madh. Kolegu sishte gjë tjetër veçse një servilë e mua më dukej si mbetje e shtrosës së “ Nana Dhisë”. Kalegu i zyrës përballë e quante i dërguari i Cutes e Cutja ishte nje personazh i neveritshëm spiuni i kohes që kishim lënë pas. Po kush më mirë se ai mund ta kryente atë fuksion?! Nëpër zyra sikur kishte rënë një lëngatë. Si vemje, si minj kishin filluar të penetrojnë spiunët.

Ditëpërditë i njëjti avaz, por unë kisha vendosur të mos bëhesha egërcak. Ani se njëri nga kolegët e zyrës, që tash mirë po e njoh se është si një thupër shelgu, që më së shumti e kisha respektuar, ikte fshehurazi të hante dreka, darka, t’i sillte dhurata: arka me shishe vere, apo të vidhte bashkë me drejtorin ndonjë lek, apo të mbushte mekinën me konserva, e bashkë me drejtorin kishin përtgatitur dërgimin tim dhe të kolëgeve në komisionin disiplinor. Epas kësaj për të dhe të dërguarin e Cutes, siç e qunte kolegu i zyrës perballë inspektorin që inspektonte me mua, isha berë si të isha me zgjepe. Ky koleg dhe i derguari i Cutes fërkonin duartë dhe deklaronin kafeneve se e kisha punën pisk, por prap nuk doja të bëhesha egercak edhe pse me vinte inatë të njëllosesha nga me të përbalturit e atij institucioni që quhej. “Autoritet”. Ky fragment s’ishte gjë tjetër vetëm se një këngë qyqeje që mbaronte me ku-ku- .

Ishte vonë, në mesnatë, kur më kishte ardhur një mesazh nga një koleg në zyrat e drejtorisë qëndrore. Ai kerkonte të takoheshim patjetër dhe se nuk ishte punëbisede telefonike. Atë natë unë gjendesha në Tiranë, ku pritej të operohej motra ime, e gjendesha ne spital me të, i mbushur plot pikëllim dhe trishtim. Kisha kërkuar leje pa të drejt, rroge te drejtor Doriani, por më ishte refuzuar pikërisht për këtë rast. Ndërsa dhe kolegët , sidomos ai , I dërguari I Cutes , siç thoshte kolegu I zyrës përballë për spiunin e vogël dhe që unë e quaja baliq( bal dhe liq) si cerga merimangash të mëdha thurnin pabesit: e largimit tim dhe të kolegëve nga puna.

Në orën katër të mëngjesit isha i shtrirë në krevat dhe dhuroja gjak për motrën që ishte në gjendje të rëndë. Pas kësaj mjekët kishin thënë se duhej të mos levizja dhe kishin dhënë disa udhëzime, por unë, edhe pse pa gjumë dhe pas dhurimit të gjakut, pothuajse si kasha degjuar dhe isha nisur për punë. Nuk doja të provoja shijen e mëshirës së mastrave rreth meje.

I ulur në kafenenë përballë institucionit vështroja përjashta dimrin që po vinte. Nga pema ulet ngadal një gjethe. Trupi i pemës- lakuriq. E pazakontë pamja e gjetheve të rëna. Ra ajo gjethe për t’u varrosur pranë trupit të pemës. Edhe ajo që po ndodhte me mua dhe kolegët ishte si nje pikë uji që kishte mbërritur në zgripin e fletës së gjethes. Ata që kishin përgatitur largimin tonë nga puna pa ndonjë arsye nëpër dhëmbë me thoshin ndonjë fjalë që të ishin të larë nesër. Por kolegu në Tiranë më kishte dhënë mezazhet dhe letrat e shkruara prej tyre.

Zemra me akull sikur mu mbush e mendimet mu tallazitën. Thnegla që kujtojnë se u ka ardhur koha, por ajo u ka rrëshqitur nëpër duar si gjarpërinjve nëpër biruca. Syte të bërë si zhardhokë nga pagjumsia mu dridhën vajshëm. Sistem nervash plot labirinthe jeta, mërmërita teksa mu kujtua kolegu nga Tirana dhe mesazhet që më kishte treguar, që me mua si shkëmbi shkëmbit më kishte folur besa besë.

-Duan me ju laspit mirë miku im,- kishte pohaur kolegu fisnik në Tiranë.

I njoh mirë këto gjallesa.

Qesha gjithë ironi, s’pasakan lënë hatull pa trazuar.

Përskaj pashë Dorin që kaloi pa thënë as mirmëngjes dhe u drejtua në zyrë, ku kërkoj mbledhje urgjente.

-Keni shkruar në gazeta apo jo,- foli ai… Fjalitë e tij nuk kishin asnjë kuptim.

Mezi qendroja nga pagjumësia dhe gjaku që kisha dhuruar. Me kishin thënë se diçka ishte shkruar nga një medja locale, e aty përmendesha dhe unë dhe shpejt i kisha hedhur një sy. Gjithçka që thuhej dhe pse nuk kishte një adresim të saktë dhe me emër.

Unë heshta e nuk fola, ndjeva ve♪5 neveri dhe shpejt dolem nga ajo mbledhje pa mbledhjeje pa fill e pa fund. Kolegu i drekave dhe darkave dhe i derguari i Cutes prisnin hatanë. Urrejtja është më e rëndë se vrasja.

Ndjehesha i këputur po s’më jepte njeri leje. Prisja të nisesha për punë duke u lutur: - o zot të mos bije si gjethja e plepit.

Me ra telfoni. ishte drejtori i madh i Drejtorisë Qëndrore që kekronte të zbuste situatën e dalë jashtë kontrollit me këtë palo drejtor Dor (Hor). Isha paraqitur te drejtori i Drejtorisë Qëndrore që fillimisht ishte munduar të më tregonte dhëmbët.

Por pas furtunës çlirohet gjithçka nga zhabllima mbytëse. Brenda meje mençuria e vuajtjes ha veten. Prisja të mbaronte. Tash e kishte radhën fuqia e thinjave të bardha. Edhe pse ai më ngjau si një ikonë e së keqes.

Duket se dhe ai i kishte të rënda mendimet.

- Po pse, sikur më ish lutur, -në këtë moment je bërë kaq nevrik.

- Unë s’jam i vdekur që të mos gaboj, po ti me këtë Dorianin tënd më bëtë tëbehem egercak. Ai sështë gjë tjetër vetëm se një i pa ditur, i pa shkolluar, injorante dhe bastard, i keq edukuar një njeri me vese te poshtra e kisha shprazur gjithë dufin tim. Po pres përgjigjen e komisionit disiplinor,- kisha folur me ironi. E kasha lënë menjëana peshën e fjalës dhe pritjen e thinjave të bardha. Njërëz të hurit dhe të litarit si Dori Ferri veç ligësi bëjnë për njerëzit. E ka humbur rrugën në kërkim të unit të humbur.

-A e di çdo të thotë “me vese te poshtra,”-me kishte ndërprerë drejtori.

-E di mire,- kisha folur me ton. -Një njeri pa personalitet. Një burrë që të vjen përditë nga mbrapa si ky Dori yt, s’ështe gjë tjetër veçse një… dhe kisha brofur në këmbë. - Ne nuk jemi autoriteti i spiunimit, as shërbimi i informimit sekret, as strukturë e fshehtë po institucion i hapur dhe legjitim, prandaj ky Dori që ke katapultuar ti ne kërkon ta gjej mbeshtetjen tek i derguari i Cute Kadritut dhe të hajë dreka e darka e te vjedhë ndonjë lekë.

-Kush është Cute Kadria ?

- Natyrisht qe ju dhe Dori juaj s’mund ta dini, se jeni nga ata që krenoheni se nuk lexoni libra?

Dy ditë më vonë drejtori i madh ishte transferuar e drejtor Dori kishte ikur bashkë me shishet e verës që ia bënte dhuratë kolegu im i zyrës, apo lekët që u mblidhte subjekteve dhe pafytyrësitë e tij që bënte në këtë trevë si toger Baba dikur në tër Mirditën dhe Zadrimënb.

Pothuajse e kisha harruar këtë histori, por një natë teksa kthehesha vonë në Milot, kur hëna përgjonte një yll çunak, një dhi si duket e ndarë nga tufa, bërtiste diku ndër shkurret e bregut të Matit mu kujtua Dor (Hor) drejtori dhe historitë e “Nana Dhisë” Imazhi dhe hija e tij bridhte në kazanët e ngopur të qytetit ku kishte shume minjë të dhjamusur. Imazhi dhe hiaj e tij del sapo dëgjon “Nana Dhinë” kërkon ta kapë ta varrosë. Hija e tij është një shurdhmemece që e ndjek, që e përgjon, e mbikqyr. Ai nuk mund ta largojë nga vetja. Ajo e ndjek bashkë me …

..Ti ike pa folur një fjalë nga ajo derë që nuk bzanë. U fike në lotët e mallit të “Nana Dhisve” të Milotit, që ty kudo ku vene të mbajnë me vete si një plagosje. Endrrat të ranë si gjethet e piklluara të vjeshtës. Ëndrra jote zgërdhihet hijeve në Milot dhe turret të varrosë “Nëna Dhinë”. Ditë natë dhe natë e ditë hija jote shëtit me “Nana Dhinë”.

Po nëna gjyshen kush e varros more orëzi.

Eh medet!… Në qiell lodronin shqiponjat dhe zotat. Nga nderimi për nanat përulen….

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...